Metropolitan

“Gjithë jeta që mbetet”: Vepra që duhet të blesh në Panairin e Librit

“Gjithë jeta që mbetet”: Vepra që duhet të blesh

Panairi i Librit nisi (13 nëntor 2024), duke sjellë ndër të tjera më shumë mundësi për të blerë librat e preferuara dhe për të njohur tituj të rinj. Ne kemi një sugjerim për librin që duhet të blesh me patjetër: “Gjithë jeta që mbetet”, një histori që do të të lërë shumë mbresa.

Botimi i këtij libri u realizua me kontributin e Ministrisë Italiane të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Libri me një fjali

Çfarë mbetet pas dhembjes? A kemi forcë për të vijuar jetën si më parë? Apo duhet të rikrijojmë çdo gjë nga e para?

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Gjithë jeta që mbetet” fillon me ditën e fundit të jetës së mëparshme. Jeta e mëparshme ishte pothuajse e përsosur, në papërsosmërinë e saj. Familja Ansaldo përbëhej nga dy prindër të dashuruar me njëri-tjetrin, edhe pse në moshë të mesme, dy fëmijë të lumtur, sipas mënyrës së tyre, dhe një mirëqenie ekonomike që nuk shkaktonte as marramendje e as vuajtje. Familja Ansaldo pluskonte në një përditshmëri mesatare, pothuajse të mërzitshme, që mund të synohet nga shumëkush. Derisa drama i fshikullon dhimbshëm, thershëm dhe pa kthim.

Jeta vazhdon dhe këtu rrëfehet, jo vetëm ajo çka mbijeton pas dhembjes, por çka që duhet të mësojmë të rikrijojmë pas tragjedisë. është jeta që vijon përmes vuajtjeve dhe dështimeve, jeta që gjen gjithnjë një mundësi të rilindë edhe atëherë kur gjithçka ngjan e humbur. Ky roman flet për shëlbim, ngushëllim dhe dashuri. Në dhembjen më mizore gjendet gjithnjë një mundësi për t’u ringritur. Jeta vazhdon të regëtijë nën syprinën e ditëve të errëta, si një premtim i brishtë, por qëndrestar ringjalljeje.

“Gjithë jeta që mbetet” është një roman i ëmbël, i dhembshëm, intim dhe koral, që eksploron mekanizmat e turpit dhe të zisë, por mbi të gjitha të dashurisë dhe të përkujdesjes dhe i nxjerr në pah me një delikatesë të mahnitshme.

Kritika

"Një libër i ëmbël dhe i thellë; tërheqës e i dhimbshëm. Një roman i paharrueshëm".

Libreriamo

"është një histori dashurie, një roman policesk, një sagë familjare plot intriga dhe sekrete, me marrëdhënie të koklavitura dhe shumë suspansë. Një rrëfim dhembjeje dhe dhune. Por mbi të gjitha është një histori shprese, shpresë për “Gjithë jetën që mbetet”.

Il Recensore

Mbi autoren

“Gjithë jeta që mbetet”: Vepra që duhet të blesh

Roberta Recchia ka lindur në Romë, më 1972. është diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Europiane dhe Amerikane. Në 2013 vendosi të braktiste punën e zyrës për t’iu kushtuar tërësisht mësimdhënies, për të cilën zbuloi se kishte një pasion të thellë. Sot është mësuese e gjuhës angleze në një shkollë të mesme romane.

Ajo e ka pasur gjithnjë pasion letërsinë, por ideja e botimit ka qenë një ëndërr e mbyllur në sirtar për shumë kohë. Në vitin 2023, vendosi ta hapte atë sirtar, duke botuar romanin e saj debutues “Gjithë jeta që mbetet”, në mars 2024. Që prej atij momenti, romani është në proces botimi në shumë vende të botës si: në Francë, Gjermani, Holandë, Danimarkë Greqi, Angli etj.

Fragmente nga libri

1) “Mund të ndryhemi në dhembje ose të vendosim të pranojmë të mirën që kemi përreth. është e vështirë. Por kam nevojë të besoj që në gjithë atë që ka ndodhur, ekziston një kuptim që tani s’arrijmë dot ta rrokim. Se një ditë gjithçka do të sqarohet, se ajo që ka ndodhur s’është veçse detaj i një skice që ende nuk kemi sy për ta parë”.

2)  “Njëzet e dy vjeç, i dukej vetja se ishte bërë burrë prej kohësh. Sepse punonte, ndihmonte Koralinën të lante borxhet, kujdesej për të dashurën e tij të ndërlikuar. Por paskësh qenë gabim. Deri atë çast, ai s’e kishte njohur gjer në fund ashpërsinë e jetës. Kurrë s’e kishte ndier peshën e dhembjes t’ia kërruste supet, kaq e papërballueshme dukej.... Nuk ishte më ai që kishte dalë nga shtëpia me këpucët zgjidhur, xhupin e hapur mbi t-shirt, tërë kapadaillëk”.

3)  “Beson se një ditë do ta hedhim dhembjen pas krahëve, pa pasur më dyshime? A do të vijë vallë çasti kur të marrim vesh se tërë padrejtësia, vuajtja, ishin vetëm një kokrrizë në ekuilibrin e përsosur të gjërave?”

4)  “Deri gjashtëmbëdhjetë vjeçe, Miriam Basevi kishte pasur vetëm një zakon të keq: besonte fort se lumturia ishte aty, mjaft të zgjasje dorën ta kapje. Sa më shumë e dëshironte, aq më afër i dukej”.

5)  “Ndërsa pedalonte në trotuarin ca të prishur, me plazhin e shkretë tej, ku hera-herës hidhte vështrimin, po mendonte se, tekefundit, ndoshta lumturia nuk ndryshonte shumë nga ato mushkonjat që të ulen ngjitur në lëkurë mbrëmjeve të verës. Rrinë aty, punëmbaruara dhe të qeta. Mjafton një gjest i prerë, i shpejtë dhe hop! e ke në dorë. Të kapa, s’ke ku shkon! Me tërë adrenalinën që të rrjedh në trup. Në të vërtetë, ajo s’e bënte kurrë këtë gjë. Ishte mungesë edukate, para së gjithash, plus që e bllokonte edhe ai sëmbim i pashmangshëm keqardhjeje i përzier me pështirosje. Ndaj dhe e përzinte me dorë tepër vonë, duke i mbetur fryrja dhe e kruara në lëkurë”.

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.