Instagramming

Videoja virale në të cilën ofendon banoren e “BBVK”: Reagon Milaim Zeka

Shkruar nga Anabel

10 Nëntor 2024

Videoja virale në të cilën ofendon banoren e “BBVK”:

Opinionisti i “Big Brother VIP Kosova”, Milaim Zeka ka reaguar lidhur me një video të bërë virale, ku ai shfaqet, siç pretendohet, duke ofenduar banoren Xheneta Fetahu.

Gazetari dhe analisti ka mohuar të ketë fyer banoren, ndërsa akuzon personat që e kanë publikuar videon për montazh.

"Sot ka qarkulluar një video nëpër media, ku dal se unë po shaj një prej banoreve.
Dua të sqaroj se kjo video është montazh i pastër dhe pjesë e një serie montazhesh që po bëhet për disa klikime më shumë.
Është e disata herë që merren pamje të shkurtra nga prime i Big Brother Vip Kosova 3 dhe montohen me një sharje që unë e kam bërë moti. Ajo sharje po ripërdoret sa herë dikush do të marrë vëmendje.”, shkruan ai.

Duke theksuar se gjithçka po përdoret për klikime, Zeka shton se ndonëse njihet për humorin e tij, nuk ka ofenduar kurrë askënd prej banorëve.

Ai shprehet se po tentohet t’i denigrohet imazhi, ndaj për këtë do t’iu drejtohet edhe autoriteteve.

“Po më vjen keq që po keqpërdoret emri im dhe zëri im, për të dhënë mesazhe që nuk i kam thënë dhe po ju tregoj se nuk e kam ndër mend të shaj kërkënd prej banorëve.

Edhe pse unë njihem për provokimet që bëj dhe humorin që kam, nuk e kam asnjëherë me qëllim t’i denigroj figurën dikujt, e aq më pak të një femre që i respektoj deri tek Zoti.
Me këtë çështje po merren edhe institucionet e drejtësisë dhe policia.”, përfundon ai.

Në një video të bërë virale në rrjetet sociale, Zeka shfaqet duke komunikuar me personin që regjistron videon, ndërsa në fokus ishte rasti i Xhenetës e cila shpërtheu në lot gjatë spektaklit për shkak të një prekjeje të paaprovuar nga aktori Rezart Veleshnja.

 

Artikuj të sugjeruar: