Showbiz

Rikthehet Arbana Osmani!

Rikthehet Arbana Osmani!

Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje, Arbana Osmani ka njoftuar rikthimin. “Mirëmbrëma yje” do të jetë emisioni më i ri me autore dhe moderatore vetë Arbanën.

Pas shumë lajmeve dhe aludimesh, moderatorja e njohur i dha fund dilemave duke publikuar zyrtarisht disa pjesë të këtij emisioni në rrjetet e saj sociale.

“Mirëmbrëma yje” është një cikël emisionesh të xhiruara në Bogë (Malësi e madhe) në shtëpinë e Arbanës.

“Ajo mirëpret në shtëpi disa nga personazhet më në zë të artit, show biz, sportit apo biznesit dhe i fton të gatuajnë bashkë, të rrëfehen, të luajnë, diskutojnë, këndojnë apo kërcejnë”, shkruhet në përshkrimin e emisionit.

“Mirëmbrëma yje”! Më keni munguar, shihemi shumë shpejt, ju dua”, shkruan Arbana.

Emisioni do të publikohet në platformën Youtube, në kanalin zyrtar të moderatores, e cila kërkoi nga ndjekësit ta mbështesin duke i bërë subscribe.

Arbana Osmani që nga moderimi i “Big Brother VIP 2” nuk është shfaqur në asnjë projekt televiziv, duke u fokusuar tërësisht në biznesin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

 

Artikuj të sugjeruar: 

 

REELS

Gjesti ka një “sqarim” për të gjithë ata që e quajnë mosmirënjohës 👀

Na i trego dhe njëherë 🧐

Kjo është e vetmja palestër ku do shkoja me qejf 🤤

Një intervistë e shkurtër me “riders” në @sunride.al . Nëse do të provosh dhe ti ndjesinë që të jep SunRide dhe komuniteti fantastik i tyre, ky është momenti.🚴‍♀️ #sunride #cycling #backtothebeat

Na ishte njëherë…😂

Bricjapi ditën e dasmës 🤣

Dua Lipa dhe Callum Turner duke kërcyer në Ibiza 😍😍😍

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.