Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova 3 solli një zhvillim të ri, me zbulimin e përmbajtjes së zarfit të zi, i cili vendosi për fatin e dy banorëve në shtëpi.
Përmes një komunikimi nga Vëllai i Madh, u bë e ditur se aktorët Rezart Veleshnja dhe Besfort Daka u përjashtuan automatikisht nga gara, për shkak të thyerjes së rregullave të shtëpisë.
Vendimi pasoi pas sjelljeve të dy banorëve që shkelën kodin e etikës dhe rregullat e shtëpisë së Big Brother. Sipas Vëllait të Madh, përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe ngacmimet seksuale të kryera prej tyre ishin ndër arsyet kryesore që çuan në këtë masë të menjëhershme.
Përjashtimi ka ngjallur reagime edhe në publik, duke nxitur diskutime të gjera mbi standardet e sjelljes në programe të tilla televizive dhe rëndësinë e respektimit të kufijve të vendosur nga produksioni.
Ngjarja ka rikthyer vëmendjen tek rëndësia e një ambienti të sigurt dhe respektues për të gjithë banorët dhe është një paralajmërim për të gjithë se çdo veprim në shkelje të rregullave do të ketë pasoja të menjëhershme.
Artikuj të sugjeruar:
- A u nënshtrohen vërtet banorët e “BBVK” testeve psikologjike?
- Ish-bashkëshorti i Drenushës largohet nga “Big Brother VIP Kosova”
- Ministria e Drejtësisë kërkoi tërheqjen e ish-burrit të Drenushës nga “BBVK”: Reagon Milaim Zeka
- Hyrja e ish-burrit të Drenushës në “BBVK”: Njerëzit shpërthejnë në komente dhe reagime