Po mendoni të bëni një ndryshim në pamjen tuaj? Ruani këtë foto të Cara Delevinge me prerjen e saj të re të flokëve dhe tregojani parukieres suaj.
Modelja u shfaq në Gala-në e LACMA Art+Film 2024 në Los Angeles me një model të guximshëm flokësh.
“Mini baluket” janë trendi i këtij sezoni dhe po përqafohet edhe nga shumë personazh të njohur.
Megjithatë, modelja ka guxuar më shumë duke i prerë baluket më të shkurtra se zakonisht.
Me një veshje elegante dhe magjepsëse, pamja e modeles u komentua si mishërimi i vetë ikonës Audrey Hepburn.
Kelly Rowland, Ariana Grande apo Sarah Michelle Gellar janë të tjerë personazhe të famshëm që janë bërë pjesë e trendit.
Artikuj të sugjeruar: