Health

Pse mosha 40+ është më e palumtura për gjeneratën Millennials?

Pse mosha 40+ është më e palumtura për gjeneratën

Detyrimet familjare dhe financiare, rënia e energjisë, simptomat e menopauzës, rrudhat e para apo flokët e thinjura janë disa nga sfidat me të cilat përballet një grua që ka kaluar të dyzetat.

Ndonjëherë sfidat lidhen edhe me pritshmëritë sociale pas një moshe të caktuar, ndonëse mund të mos kenë asnjë ndikim thelbësor në jetën e një personi mbi 40 vjeç.

Megjithatë, ekspertët shprehen se “Millennials”, pas moshës 40-vjeçare, kalojnë periudhën më të palumtur të jetës së tyre.

Në fakt, sipas një artikulli të fundit në "Guardian", nga gazetarja Sophie Brickman, studimet tregojnë se mosha më e palumtur në jetën tonë është mesatarisht 47.2 vjet.

"Nuk është për t'u habitur. Ne punojmë dhe kujdesemi për fëmijët gjithnjë e më shumë. Dakord, ne gjithashtu shpenzojmë më shumë kohë në aktivitetet e kujdesit personal, megjithëse shpesh herë në këtë bashkësi aktivitetesh konsiderojmë dhe gjërat minimale, si gjumi”, shkruan ajo.

Sophie, nënë e tre fëmijëve, shtoi se kohën e lirë e kalon në mënyrë dëshpëruese duke mos e shfrytëzuar pozitivisht.

 "Eshtë e panevojshme të thuhet, nuk kam nevojë për sondazhe dhe anketa për të treguar se koha ime e lirë po reduktohet gjithnjë e më shumë dhe se e kaloj atë në mënyra gjithnjë e më dëshpëruese."

Studimet që kanë arritur në përfundimin se lumturia rritet pas të pesëdhjetave janë pak ngushëlluese për të.

 “Pra, duhet të pres deri në moshën 55-vjeçare që të kem kohë për t'u çlodhur dhe për të menduar?”, pyet ajo.

Në të njëjtin artikull të gazetës britanike, ekspertja për ekonominë dhe lumturinë Carol Graham tha se “Millennials” janë përballur me sfida të vështira si kriza financiare apo  rritja e fëmijëve gjatë pandemisë.

Ajo, në bashkëpunim me ekonomistin Danny Blanchflower, argumenton se kurba "U" e lumturisë, (teoria që lumturia zvogëlohet rreth të dyzetave dhe rritet përsëri pas pesëdhjetë), është konfirmuar në mbi 420 studime.

Megjithatë, Danny theksoi se sfidat ndikojnë pozitivisht në plan aftagjatë për “Millennials”.

"Përjetimi i një periudhe të vështirë na sjell dobi në planin afatgjatë, sepse nëse e kapërcejmë, bëhemi më elastikë ," përfundoi ai.

Danny theksoi se gjërat priren të jenë më të lehta për gjeneratat e ardhshme, , duke përmendur se të rinjtë heqin dorë nga profesione apo vendime që i bëjnë të palumtur dhe ndjekin ëndrrat e tyre.

Artikuj të sugjeruar: 

 

REELS

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉