Showbiz

A u nënshtrohen vërtet banorët e “BBVK” testeve psikologjike?

A u nënshtrohen vërtet banorët e “BBVK” testeve

Një deklaratë e fortë e bërë nga Besfort Daka në “Big Brother VIP Kosova 3” ka ngritur dilema të mëdha lidhur me testet psikologjike që banorët duhet të kryejnë para se të bëhen pjesë e këtij formati. Ashtu siç patenta origjinale përcakton, banorët duhet të jenë të qëndrueshëm mendërisht dhe për të garantuar këtë ata kryejnë një sërë analizash e testesh psikologjike nga ekspertë të fushës.

Por, Besforti në një bisedë me aktorin Rezart Veleshnja shprehet se është “psikik”, ndërsa e kërcënon me fraza mjaft të qarta këtë të fundit.

“Mos u merr me mua, mos më hidh fjalë sepse unë jam një djalosh që kam telashe edhe psikike, edhe mendore. Mos e bjer punën që të dal prej vetes, se për të madhin Zot edhe Kina në lajme më nxjerr”, shprehet ai, duke pranuar problemet e tij me shëndetin mendor.

Por situata e krijuar dhe mbi të gjitha pranimi hapur i problemeve psikike nga Besforti, (pamje të cilat nuk figurojnë në faqen zyrtare të BBVK), kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi këtë format dhe përzgjedhjen e personazheve.

A u janë nënshtruar vërtetë VIP-at testeve psikologjike?

Kjo është një përgjigje që duhet ta japë produksioni i këtij format, por jo para nesh, para autoriteteve dhe publikut. Një person që pranon me zë dhe figurë se vuan nga probleme të shëndetit mendor, kërcënon hapur dikë tjetër me të cilin ndodhet 24 orë në të njëjtin ambient dhe ka një të shkuar të dhunshme, lë shumë hapësirë për të dyshuar se mbase testet nuk janë kryer kurrë.

Dhe nëse janë kryer, rezultatet mund të mos jenë të sakta. Ndonëse kjo është një fushë e gjerë dhe kërkon përgjigje vetëm nga ekspertët, sërish situata të krijuara kanë dëshmuar se mbase jo çdokush që bëhet pjesë e këtyre formateve mund të përballojë presionin e ushtruar.

Por nëse personazhet shfaqin sjellje ankthioze, kërcënojnë njëri-tjetrit dhe shkaktojnë shqetësim te shikuesit, sa vlejnë këto teste?

Skandali tjetër në “BBVK”

A u nënshtrohen vërtet banorët e “BBVK” testeve

“Big Brother VIP Kosova” duket se ka tejkaluar realitetin, imagjinatën, etikën e mbi të gjitha, tjetërsuar krejtësisht misionin e këtij formati. Nëse edukimi apo argëtimi ishin fjalët kyçe në përkufizimet e shumta që i bëhej një “reality show” të tillë, skandali dhe absurditeti i qëndrojnë këtij edicioni.

Ndonëse nuk ishte i vetmi rast i kryqëzuar në rrjet, futja në shtëpi e ish-bashkëshortit të Drenushës, i akuzuar nga kjo e fundit publikisht përmes fotosh, shkaktoi një vorbullë reagimesh që e gjeti publikun krejt të papërgatitur. “Big Brother” në vetvete e ka mësuar publikun të jetë i paparashikueshëm e kjo është ndër arsyet kryesore pse “mbërthen” mijëra e miliona shikues, por konteksti këtë herë ndryshon.

Të bësh pakt me djallin për shikueshmëri nuk qëndron në të njëjtën linjë me të bërit televizion dhe “zemërimi” i masës për klikime nuk tregon sukses. Klikimet mbeten shifra ndërsa ndikimi në mënyrë direkte apo indirekte te ato që të dedikojnë kohën për të të ndjekur, mes qindra alternativave të tjera, ka kosto.

Drenusha Latifi, të cilës në shtator i kishte përfunduar afati i urdhrit të mbrojtjes nga ish-bashkëshorti dhunues, u përball me këtë të fundit para “syve të botës” e ajo që ka më shumë rëndësi, para syve të fëmijëve të saj.

Kontakti me ish-bashkëshortin dhunues është fare mirë kontakt me traumën, dhimbjen e më së shumti me frikën. Teksa një grua e dhunuar lufton për të harruar dramën e përjetuar, shkaktari i saj gjendet fare pranë, duke ia rikthyer në çdo moment imazhin e dorës së ngritur mbi të.

Për të mos u ndalur më tej te ndjesitë e Drenushës, duhet thënë se ky rast shkon përtej individit. Dhe…po! Këtu vlen përkufizimi se mbase formati tregon realitetin. Të vendosur në një situatë paralele, Drenusha përfaqëson gratë e dhunuara, Atilla - bashkëshortin dhunues.

Si një format kauzash e mesazhesh, këtë herë ajo që përcillet kalon kufijt e mizores. Një grua e dhunuar që dëshmon këtë skenë sheh të normalizohet para syve të saj e mbasë të nënçmohet dhimbja e kaluar duke “amnistuar” publikisht dhunuesin. Një tjetër grua e dhunuar që ende nuk gjen forcë për të denoncuar e sheh këtë skenë si dekurajuese duke menduar se denoncimi dhe urdhri i mbrojtjes kurrësesi nuk do i japin fund sagës së vuajtjeve.

Por pyetja që lind është: A e ka humbur “Big Brother” në Shqipëri dhe Kosovë funksionin e tij?

Nëse një format që nis me dëshirën për të argëtuar, informuar, ndihmuar dhe diktuar sjelljet e masës, përfundon në një “gropë thithëse klikimesh”, qëllimi duhet rimenduar. Masa diktohet nga ajo që sheh në televizion, por masa di edhe të reagojë. I tillë është dhe rasti i trajtuar lidhur me dhunën. Reagimi i fortë i masës solli edhe masat e marra nga autoritetet, duke dëshmuar se populli që të klikon edhe të fundos.

Megjithatë, kultura e anulimit, njohur gjerësisht me termin “cancel”, duket ende i largët për t’u injektuar në publikun shqiptar, por ky do të ishte elementi që do “përcaktonte rregullat e lojës”. Nëse medias do t’i mungojë vetërregullimi, anullimi do të kthehet në domosdoshmëri për t’i dhënë fund njëherë e mirë promovimit dhe normalizimit të antivlerave si vlera.

Artikuj të sugjeruar: 

REELS

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj

Ende duke menduar për dhuratën perfekte? Mos u streso! Një xhiro te @topshop_albania dhe gjithçka zgjidhet - Airtech Pro për stil perfekt çdo ditë - ⁠Nutrilife Blender për smoothie në 10 sekonda - ⁠Higjenizuesi me avull Nano për pastërti pa kimikate

Me @duavize_ , rekrutimi i punëtorëve të huaj bëhet më i thjeshtë dhe më i sigurt. Dua Vizë ofron 20% ulje për rekrutimin e stafit të huaj nga Filipinet, Egjipti, India dhe shumë vende të tjera, për të gjitha bizneset që duan të zgjerohen në 2026-n. ⏳ Oferta është e vlefshme deri më 20 janar 2026. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Goca, vraponi për te @kfarma.al sepse kanë nisur “12 Days of Christmas” dhe kjo është arsyeja perfekte për shopping pa ndjenja faji. Gift box-e festive, sete perfekte për dhurata (ose për veten se self-love is a must 💅). Surprizat vazhdojnë: deri në 80% ULJE për produktet koreane. 12 ditë, 12 surpriza, pafund arsye për t’u përkëdhelur 💕

🥰 Gala flet si dikush që nuk është mësuar të frenohet. E lirshme, e veçantë në mënyrën si shprehet, thellësisht feminore në energjinë që përcjell. 🤍 Bravo prindërve që e kanë lënë të jetojë në botën e saj, të ëndërrojë pa frikë, të rritet pa kufij. Sepse disa shpirtra nuk duhen formuar, duhen mbrojtur.

A u nënshtrohen vërtet banorët e “BBVK” testeve psikologjike?

A u nënshtrohen vërtet banorët e “BBVK” testeve

Një deklaratë e fortë e bërë nga Atilla Kardeshi në “Big Brothet VIP Kosova” ka ngritur dilema të mëdha lidhur me testet psikologjike që banorët duhet të kryejnë para se të bëhen pjesë e këtij formati. Ashtu siç patenta origjinale përcakton, banorët duhet të jenë të qëndrueshëm mendërisht dhe për të garantuar këtë ata kryejnë një sërë analizash e testesh psikologjike nga ekspertë të fushës.

Por, Atilla i cili ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit, në një bisedë me aktorin Rezart Veleshnja shprehet se është “psikik”, ndërsa e kërcënon me fraza mjaft të qarta këtë të fundit.

“Mos u merr me mua, mos më hidh fjalë sepse unë jam një djalosh që kam telashe edhe psikike, edhe mendore. Mos e bjer punën që të dal prej vetes, se për të madhin Zot edhe Kina në lajme më nxjerr”, shprehet Atilla duke pranuar problemet e tij me shëndetin mendor.

Hyrja e tij në këtë format u shoqërua me shumë zhurmë nisur nga akuzat publike të ish-bashkëshortes së tij, Drenusha Latifi për dhunë. Futja e tij në këtë format krijoi një mori reagimesh, duke bërë që edhe autoritetet të reagojnë.

Ministria e Drejtësisë së Kosovës bëri të ditur se Drenusha deri në shtator të këtij viti rezultonte e pajisur me urdhër mbrojtje nga ish-bashkëshorti dhunues. Në reagim u theksua se ai do duhej të largohej menjëherë, ndërsa për vetë formatin dhe televizionin Klan Kosova do të merreshin masa.

Por situata e krijuar dhe mbi të gjitha pranimi hapur i problemeve psikike nga Atilla, (pamje të cilat nuk figurojnë në faqen zyrtare të BBVK), kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi këtë format dhe përzgjedhjen e personazheve.

A u janë nënshtruar vërtetë VIP-at testeve psikologjike?

Kjo është një përgjigje që duhet ta japë produksioni i këtij format, por jo para nesh, para autoriteteve dhe publikut. Një person që pranon me zë dhe figurë se vuan nga probleme të shëndetit mendor, kërcënon hapur dikë tjetër me të cilin ndodhet 24 orë në të njëjtin ambient dhe ka një të shkuar të dhunshme, lë shumë hapësirë për të dyshuar se mbase testet nuk janë kryer kurrë.

Dhe nëse janë kryer, rezultatet mund të mos jenë të sakta. Ndonëse kjo është një fushë e gjerë dhe kërkon përgjigje vetëm nga ekspertët, sërish situata të krijuara kanë dëshmuar se mbase jo çdokush që bëhet pjesë e këtyre formateve mund të përballojë presionin e ushtruar.

Por nëse personazhet shfaqin sjellje ankthioze, kërcënojnë njëri-tjetrit dhe shkaktojnë shqetësim te shikuesit, sa vlejnë këto teste?

Skandali me “BBVK”