Celebrity

Pse Melania Trump dukej kaq ndryshe në ditën e zgjedhjeve?

Shkruar nga Anabel

7 Nëntor 2024

Pse Melania Trump dukej kaq ndryshe në ditën e zgjedhjeve?

Melania Trump shkaktoi një rrëmujë të vërtetë ditën e zgjedhjeve, pasi shumë njerëz filluan të aludojnë rreth pamjes së saj. Zonja e parë e ardhshme ngjalli kureshtje kur shkoi në qendrën e votimit, përkrah bashkëshortit të saj, Donald Trump, duke mbajtur syzet dielli gjatë gjithë kohës. Melania ka qenë shpeshherë në qendër të teorive të çuditshme konspirative për pamjen e saj, por interneti duket se është më i bindur se kurrë këtë herë.

Njerëzit krahasuan fotografi të saj nga dita e zgjedhjeve me dalje të mëparshme publike për të bërë dallimet mes tyre, duke këmbëngulur që gruaja pranë Donald-it nuk ishte Melania e vërtetë. Ata përmendën ndryshime të dukshme në fytyrë, përfshirë mollëzat më të larta dhe mungesën e vijave të buzëqeshjes pranë gojës.

Edhe pse ish-modelja ka mohuar ndërhyrjet plastike në të kaluarën, ekspertët janë të bindur që ajo ka bërë injeksione për mbushjen e mollëzave, botoks në disa zona, një ndërhyrje në hundë dhe një lifting të fytyrës.

Kirurgët plastikë folën për Daily Mail dhe konfirmuan se njerëzit nuk gabuan kur menduan se diçka ishte ndryshe te ajo. Megjithatë, sipas Dr. Dennis Schimpf, një kirurg plastik kozmetik, zonja Trump “me shumë gjasa ka bërë shtim të mëtejshëm të mbushësit, duke parashikuar fitoren e bashkëshortit të saj dhe pasimin e zhurmës mediatike që do të vinte më pas.”

Nga ana tjetër Dr. Thomas Barnes, në një deklaratë për Daily Mail, sugjeroi se ndryshimet në fytyrën e Melanias mund të jenë edhe rezultat i lodhjes dhe stresit. Melania kishte munguar gjatë periudhës përmbyllëse të fushatës presidenciale, për t’u rishfaqur vetëm në një miting të fundit në New York javën e kaluar.

“Ajo ndoshta nuk ka fjetur mirë, mund të ketë një dehidratim të lehtë në fytyrë, ndoshta ka humbur dhe pak peshë,” tha Dr. Barnes.

Teoritë që Melania Trump përdor një sozi janë shfaqur që nga viti 2017 dhe interneti u bind sërish se gruaja që e shoqëroi Trump-in këtë herë nuk ishte bashkëshortja e tij. Një përdorues në X, shkroi: “Dua të them që kjo nuk është Melania. Nuk ka teori konspirative, është thjesht e dukshme që nuk është Melania.”

Artikuj të sugjeruar: