Showbiz

Hyrja e ish-burrit të Drenushës në “BBVK": Reagon ministria e Drejtësisë

Hyrja e ish-burrit të Drenushës në “BBVK": Reagon

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka reaguar zyrtarisht lidhur me hyrjen e ish-bashkëshortit të Drenusha Latifit në edicionin e tretë të “BBVK”, vendim që ngjalli mjaft polemika dhe reagime kundrejt produksionit të këtij formati.

Atilla Kardeshi është akuzuar publikisht, por edhe në rrugë ligjore nga banorja e “BBVK”, Drenusha, për dhunë fizike. Këto pretendime, sipas reagimit zyrtar, janë të provuara, ndaj autoritetet e Kosovës kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të ish-bashkëshortit të Drenushës nga ky format.

“Situata me të cilin potencialisht do të përballet znj. Latifi, në praninë e ish-bashkëshortit “dhunues” paraqet rast të veçantë dhe në emër të prioritizimit të mbrojtjes së dinjitetit të një të mbijetuare të dhunës në familje – viktimë, e cila është shprehur publikisht për kërcënimet nga ish-bashkëshorti, tashmë të provuara, bëjmë thirrje menaxhmentit të Klan Kosova të tërheqë z. Atilla Kardesh nga formati televiziv, për të parandaluar çfarëdo lloj forme të presionit, ose dhunës psikologjike, që rëndon pozicionin dhe krijon kushte për ripërjetimin e dhunës nga e mbijetuara znj. Latifi.”, thuhet në njoftim.

Ndonëse i pyetur nga banorët e tjerë, Atilla refuzoi të ketë ushtruar dhunë, reagimi zyrtar shpreh të kundërtën. Dhuna është provuar dhe banorja e “BBVK” është pajisur me urdhër mbrojtje në datën 10 shkurt të këtij vitit.

“Koordinatorja Nacionale dhe përfaqësuesit e grupit ndërministror me qëllim të zbatimit “të masave për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për çdokënd, veçanërisht gratë, për të jetuar pa dhunë në sferën publike, si dhe në atë private”, tërheqin vëmendjen e televizionit të lartëcekur, në rastin e znj. Drenusha Latifi pjesëmarrëse e emisionit ‘’Big Brother’’, e cila është e mbijetuar e dhunës në familje dhe e cila ka poseduar Urdhër Mbrojtjeje (UM) prej ish-bashkëshortit të saj, z. Atilla Kardesh, i cili ishte aktiv nga data 10/02/2024 për periudhën kohore në afat prej 6 muajsh”, thuhet më tej.

Po ashtu, në reagim theksohet se do të ndërmerren masa edhe ndaj televizionit “Klan Kosova”, si dhe ndaj formatit “Big Brother VIP Kosova”, për shkak se situata e krijuar ka ekspozuar Drenushën ndaj një forme tjetër dhune, që është ajo psikologjike publikisht.

“Vendosja e znj. Latifi nën presion psikologjik përballë ish-bashkëshortit, i cili është cilësuar si dhunues me vetë lëshimin e UM, është formë e dhunës psikologjike, e cila e vendos znj. Latifi në pozitë të cenueshme psikologjike, dhe paraqet mundësi të riviktimizimit por tani në situatë të presionit psikologjik publik.”, vazhdon njoftimi.

Gjithashtu, në njoftim theksohet se edhe fëmijët e dy ish-bashkëshortëve janë viktimë e këtij vendimi të produksionit.

Ky reagim i ashpër vjen pas një vale të fortë reagimi në rrjet, ku komentues të ndryshëm kanë kritikuar produksionin e “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa shumica kanë kërkuar të ndërmerren masa drastike, deri në heqjen e patentës nga “Endemol”.

 

 

Artikuj të sugjeruar: 

 

REELS

Flokë që shkëlqejnë? Yes, please! 💖✨ Festat kërkojnë sparkle dhe flokët e tu po ashtu. Prandaj @barexitaliana_albania të dhuron 30% ulje që flokët të jenë në mood festiv 24/7! ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

25 Days of Mystery nga @unsolvedcrimes.al është aventurë, mister dhe atmosferë festive në një paketë të vetme! Një advent krejt ndryshe me 25 zarfa dhe një histori që të kuriozon çdo mëngjes me një provë të re. 🎁 Dhurata perfekte për Secret Santa, çiftet, familjet, adhuruesit e mistereve dhe të gjithë ata që duan pak më shumë emocion këtë dhjetor. ℹ️ Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Magjia e festave vjen në përmasa të reja! 🎄✨ @hisense.albania prezanton televizorin e parë në botë RGB MiniLED 116” – aty ku inovacioni tejkalon çdo pritshmëri. 📺 Ky model revolucionar shënon një hap të madh drejt së ardhmes së përvojës vizuale në shtëpi, me teknologji që rrit standardet dhe e çon pamjen në një tjetër nivel. ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

Për herë të parë në Shqipëri brandi StylPro 💕! Një brand britanik 🇬🇧 inovativ që sjell zgjidhje teknologjike për kujdesin e bukurisë, duke adresuar problematika të përditshme në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. @skin.care.albania

Vedat Ademi ka dyzimin e çdo prindi emigrant

Ema Andrea ndau disa reflektime të sinqerta të një nëne për fëmijën e vet, të mbushura me “më fal” e “faleminderit”, duke shprehur përgjegjësi për shqetësimet që mund t’i ketë shkaktuar së bijës. Duke folur për një moment të vështirë në jetët e të dyjave, Ema Andrea falenderoi në mënyrën më prekëse shpëtimtaren e saj, Sarën: “Dhe fjala jote që do të mbart derisa t’i fik sytë në këtë jetë, është e një nate, ku mua më dukej shumë bukur të fluturoja, jo për me i hap sytë, dhe ti the: ‘O ma, akoma s’ke fjetur?’ Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thosha, që ta mbyll se…Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën. E midis Zotit edhe teje, unë të zgjedh ty.”

Hapi i parë drejt ëndrrave të mëdha nis këtu! ✨ Më 6 dhjetor, @integral.albania sjell eventin më të rëndësishëm të vitit për arsimin ndërkombëtar. Zbulo mundësi të reja studimi jashtë vendit dhe ndërto të ardhmen që ke ëndërruar. 📚 ℹ️ Për detaje të plota mbi eventin, vizito linkun në stories / highlights.

Konkurrentja e BBVK, Dolce, futet tek shtepia e Grande Fratello

🤔 Ç’mendim keni për këtë deklaratë?