Horoscope

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2024: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2024: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2024: Dashi dhe Demi

Ky muaj nisi me një Hënë të re në Shigjetar, e cila të dha motivimin e duhur për të shqyrtuar financat e tua, për të gjetur mënyra se si do të fitosh, kursesh, shpenzosh apo investosh të ardhurat me më shumë mençuri. Si një Dash, ti je një person që ke prirje të shumta për të ruajtur financat e tua, ndaj është mëse tërheqëse për ty ideja e të bërit më shumë para. Hëna e re e 1 nëntorit është e veçantë dhe e pazakontë. Në këtë Hënë të re, Saturni, planeti i fitimit afatgjatë, do të sjellë financa të kënaqshme. Pjesëmarrja e Saturnit në qiellin tënd do të thotë një qasje më të mirë dhe të re.
 
Hëna e plotë në Dem më 15 nëntor do të përfundojë përpjekjet e tua për të fituar para. Ashtu si në fillim të këtij muaji, ndërsa kërkon këshilla dhe negocion, ka shumë gjasa që do të mbrohesh në mënyrë të jashtëzakonshme nga universi.
 
Hënat e plota sjellin mbyllje, ndaj do të lëvizësh me shpejtësi drejt një marrëveshjeje. Në këtë Hënë të plotë, Plutoni do të jetë ende në ditët e fundit të shtëpisë tënde të dhjetë të karrierës, ndërsa Urani është në shtëpinë tuaj të dytë të orientuar drejt pages. Të dy janë në pozicione shumë harmonike me njëri-tjetrin.
 
Urani, planeti i lajmeve të papritura, do të luajë një rol të madh dhe optimist në Hënën e plotë, më 15 nëntor. Ti mund të mbetesh mjaft i/e befasuar nga mënyra pozitive që do të marrin çështjet e reja dhe të rëndësishme në karrierë. Mërkuri është gati të shkojë në prapavijë, nga 25 nëntori deri më 15 dhjetor, kështu që bëji që tani përgatitjet për blerjet e dhjetorit.
 
Hëna e re më 30 nëntor në Shigjetar do të ndezë dëshirën tënde për të dalë nga qyteti dhe për të shijuar një ndryshim të ambientit. Në fund të muajit, do të kesh përfunduar meditimet e tua për paratë, kështu që mendja jote do të kërkojë stimuj intelektualë që udhëtimet mund të t’i ofrojnë. Nëse mund të marrësh pushime për të udhëtuar afër apo larg, largohu nga qyteti në javën që pason Hënën e re, më 30 nëntor, për t’u argëtuar më shumë. Ti mund të dëshirosh të vizitosh një vend që e ke dashur kur ishe fëmijë, por për arsye të ndryshme, nuk ka ndodhur. Megjithatë, Mërkuri të bën nostalgjik/e dhe të rikthen në rrënjët e tua.
 
Jo çdo Dash mund të largohet nga qyteti, natyrisht. Me Saturnin në një kënd të vështirë me Hënën e re më 30 nëntor, mund të ndjesh se detyrimet në shtëpi dhe në punë do ta bëjnë pothuajse të pamundur për ty që të udhëtosh. Në atë rast, gjej mënyra të tjera për të shijuar jetën! Ky është edhe mesazhi që të jep kjo Hënë e re!
 
Ka një arsye tjetër që mund të vendosësh të qëndrosh në shtëpi – mund të presësh me dëshirë të madhe miq dhe familjarë, për të festuar, parë filma, apo biseduar.

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2024: Dashi dhe Demi

Pjesa e parë e nëntorit do të jetë koha jote më e mirë, personalisht ose profesionalisht, sepse Saturni, planeti i qëndrueshmërisë dhe i fitimeve afatgjata, ka qenë shumë aktiv dhe i vendosur në mënyrë të favorshme për Hënën e re të 1 nëntorit në Akrep. Kjo Hënë e re ndriçoi fushën tënde të angazhimeve, qoftë në martesë apo në partneritete biznesi. Mund të fejohesh ose martohesh së shpejti, ose në aspektin profesional, mund të përballesh me një ekspert dhe të punosh ngushtë me të.
 
Kjo Hënë e re në shtëpinë tënde të shtatë, nuk është e kufizuar vetëm për marrëdhëniet personale ose të biznesit. Prandaj, mund të punësosh një organizues dasmash (bashkëpunëtor në biznes) ose një dado për fëmijën. Ose mund të punësosh një avokat të ri me një specialitet që të duhet etj. Pra, mesazhi është i qartë: Bashkimi i forcave me dikë sjell rezultat më të kënaqshëm!
 
Ka një aspekt që duhet të kesh parasysh – Mërkuri, planeti i komunikimit, do të jetë në Akrep, ndërkohë që Urani, planeti i gjërave të papritura, tani në Dem, do të jetë në kundërshtim të drejtpërdrejtë në qiell. Bëj kujdes se si i shpreh ndjenjat dhe faktet, sepse gjithçka që thua dhe shkruan do të jetë e hapur për interpretim. Mesazhi yt mund të mos pritet ashtu siç e ke menduar dhe në vend që të sjellë harmoni, mund të sjellin përçarje.
 
Një tjetër arsye për një ngatërrim të mundshëm të komunikimit është se edhe Mërkuri, i cili do të shkojë në prapavijë më 25 nëntor dhe do të rrijë në këto pozicion deri më 15 dhjetor. Ti do ta ndjesh fuqinë e saj dhe ngadalësimin gradual të Mërkurit 14 ditë para fillimit të datës zyrtare të kësaj ngjarjeje qiellore. Kështu që, mund të konsiderosh që t’i bësh më parë veprimet që ke menduar për pjesën e mbetur të muajit.
 
Hëna e plotë e 15 nëntorit do ta kthejë vëmendjen tënde te dëshirat dhe planet e tua personale – një çështje e një rëndësie të madhe personale për ty do të arrijë në përfundim në këtë kohë. Urani do të jetë në bashkim me këtë Hënë të plotë në Dem dhe në kundërshtim me Diellin në Akrep, kështu që duket se një partner i ngushtë, bashkëshorti/ja ose një bashkëpunëtor do të shprehë lajme të papritura që mund të të shqetësojnë përkohësisht. Dielli sundon shtëpinë tënde, pronën që mund të zotërosh ose të marrësh me qira dhe gjithashtu prindërit, kështu që mbaj një sy te çështjet e shtëpisë dhe familjes.
 
Gjithashtu, Hëna sundon gjendjen tënde të brendshme dhe me Uranin e paparashikueshëm në bashkim me Hënën e plotë, kjo mund të sjellë në vëmendje një çështje të shtëpisë, pronës ose një situatë që zhvillohet në lidhje me një anëtar të familjes.
 
Lajmet mund të jenë të pazakonta, kaotike dhe të papritura. Fatmirësisht, ti je një Dem i qëndrueshëm dhe i menduar, i njohur për të marrë kohën tënde, sidomos kur merr lajme të papritura, kështu që do t’i analizosh me ngadalë opsionet dhe do të zgjedhësh rrugën më të mirë për të zgjidhur situatën.
 
Marsi do të hyjë në Luan dhe në sektorin tënd të shtëpisë më 3 nëntor, duke qëndruar deri më 6 janar dhe duke dhënë më shumë dëshmi se diçka e rëndësishme po ndodh në shtëpinë tënde, pronën, ose në lidhje me familjen. Marsi sjell zhurmë, kështu që mund të lëvizësh mobiliet, të bësh rinovime, riparime, ose të bësh biseda me familjen (disa prej të cilave mund të jenë të zhurmshme). Nga ana tjetër, mund të jesh duke pritur miq.
 
Në fund të nëntorit (dhe Hënës së re në Shigjetar, 10 gradë), do të jesh i/e motivuar për të shqyrtuar dhe menaxhuar financat e tua personale në dritën e ngjarjeve dhe qëllimeve të fundit. Mund të jesh në kërkim të një financimi, si një hipotekë për një shtëpi të re ose një kredi bankare për rinovime, si dhe për të bërë riparime të mëdha. Saturni do të jetë në një kënd të vështirë me Hënën e re, kështu që duket se duhet të bësh këto hapa për të siguruar veten dhe familjen tënde.
 
Si Dem, të pëlqen ta shohësh se si rritet kursimi yt dhe nuk të pëlqen të shpenzosh shumë shuma të mëdha, por ndonjëherë detyrohesh ta bësh këtë. Nëse nuk keni dëshirë të “qëndrosh” në një vend, kjo Hënë e re mund të të shtyjë thjesht të bësh përmirësime në portofolin tënd të investimeve ose të këshillohesh me një planifikues të pasurisë për të rregulluar çështjet e tua dhe për të mbrojtur sigurinë e familjes.
 
Në aspektin romantik, Afërdita do të jetë në Bricjap nga 11 nëntori deri më 7 dhjetor, duke sjellë një periudhë më të mirë për argëtim me miqtë. Do të jesh një person mjaft joshës dhe nëse je beqar/e, mund të takosh një person të ri, special. Nëse ke në plan të bësh një udhëtim, kjo periudhë është ideale për të eksploruar vende të reja.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Creative Sara Kapo në natën e parë te Fest 64

Dhjetori është muaji ideal për t’u kujdesur për veten dhe për të përfituar. ✨ Në @31cosmetics.al , të presin këto oferta speciale: 👩‍🦰 HAIRCARE: 10–20% ulje për të gjitha produktet për kujdesin e flokëve! 💄 Make-Up: 20–25% ulje në të gjitha produktet e make-up-it! 🌸 Parfume: 20–30% ulje në aromat e preferuara! 🔥 Sete Skincare & Parfume: 20–40% ulje në kujdesin për lëkurën tuaj dhe setet me aromat më të veçanta!

✨Eleganca nuk ka nevojë të bërtasë. Palltoja “Elite” e @yosoy_class është krijuar për ju që vlerësoni stilin minimalist dhe cilësinë e vërtetë. Me 60% lesh në përbërje, ajo ofron ngrohtësi, stil dhe një ndjesi luksi që ndihet natyrshëm që në veshjen e parë. Bonus: një çmim i menduar për të qenë i përballueshëm. 🌸

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.