Metropolitan

Sugjerimi i Anabel: "I rënë nga qielli", një roman për Shqipërinë në periudhën e '97-ës

Sugjerimi i Anabel: "I rënë nga qielli", një roman

Muaj i ri, libër i ri! Anabel ka një sugjerim për librin që duhet të lexosh në nëntor dhe këtë herë është një roman shqiptar. "I rënë nga qielli" nga Tom Kuka tregon për Shqipërinë tonë, peripecitë dhe bën bashkë fantazinë e autorit dhe ngjarjet e vërteta të periudhës më të errët shqiptare.

Sugjerimi i Anabel: "I rënë nga qielli", një roman

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Shqipëri, 1997. Një dërgatë e çuditshme dhe misterioze amerikanësh mbërrin në një Shqipëri në zgrip. Kaosi, frika, krismat, rrëmbimet, do të jenë sfondi dhe përditshmëria që do t’i shoqërojë gjatë zgjidhjes së një enigme tronditëse.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një avion amerikan rrëzohet në një zonë të humbur të Shqipërisë së Jugut dhe gjithë ekuipazhi zhduket pa lënë gjurmë. Pesëdhjetë vjet më vonë, një grup amerikanësh me një shqiptar në krye, enden mes marrisë së vitit 1997, në kërkim të fantazmave të së shkuarës. “I rënë nga qielli” merr shkas nga një ngjarje e vërtetë, e cila shkrihet me fantazinë e autorit për të treguar besnikërisht Shqipërinë e buzëhumnerës.

Romani përshkruan në mënyrë të pamëshirshme një periudhë të rëndë në historinë e Shqipërisë përmes një galerie personazhesh, që nga banditët e rrugëve e deri te diplomatët e huaj. Në këtë libër përzihen bashkë partizanët, nacionalistët, aleatët, pushtuesit, Sigurimi i Shtetit, bandat e ’97-ës.

Shqipëria është në luftë, më pas paqen e kalon si në luftë dhe në fund hyn sërish në luftë.
“I rënë nga qielli” na e kthen më në fund Tom Kukën në ditët e sotme,  megjithëse vetë shkrimtari e ka për zemër të bredhë në të fshehtat e kohërave të vjetra, të flasë me të vdekurit dhe të përhumbet në legjenda.
 
Ky libër mbështetet në historinë e vërtetë të Romeo Zegalit. Megjithatë, “I rënë nga qielli” është një trillim i autorit, ndaj përputhja e ndonjë personazhi me persona të vërtetë është krejt rastësi.

2 fjalë rreth autorit

“I rënë nga qielli” është romani i gjashtë i shkrimtarit që shkruan me pseudonimin Tom Kuka. Botime Pegi ka botuar “Hide mbi kalldrëm” (2017), “Gurët e vetmisë” (2018), “Ora e ligë” (2019), “Flama” (2021), dhe “Rrethimi” (2022). Tom Kuka është fitues i çmimit “Romani më i mirë i vitit” dhënë nga Ministria e Kulturës më 2018, për romanin “Gurët e vetmisë”. Gjithashtu, më 2021, romani “Flama” u nderua me Çmimin Europian të Letërsisë. Romanet e tij janë botuar në Itali, Gjermani, Serbi dhe Bullgari.

Ca fragmente nga libri:

1) "Njerëzia digjte, i vinte urat e zjarrit çdo gjëje që merrte flakë. Të vetëtitur prej marrisë suleshin ku të mundnin, ku kishte letra, fletë, faqe të shkruara, libra, revista, regjistra, shënime, shkronja. Popujt jetojnë me kujtime, përveç shqiptarëve që nuk duan të mbajnë mend, ndaj kishin një dëshirë të madhe ta kthenin çdo gjë në pluhur e hi. Letrat e kishin fajin, se ato, po t’i shkruaje një herë, do të mbeteshin të këtilla përherë. Nuk do të ndalonin kurrë së kujtuari, asnjëherë, ndaj ata i gjenin të fshehura në sepete, bimsa, nënçati, poshtë dritareve, të vendosura stivë në shkolla, burgje, çerdhe fëmijësh dhe i bënin shkrumb e hi".

2) "Dogjën ç’u doli përpara, tapi në hipotekë, rrëfime në hetuesi, dëshmi lindjesh, martesash, ndarjesh, prona të humbura a të fituara me gjyq, letra me vlerë, fletë me kallëzime fuksash, histori të shkruara keq, kujtime të burrave të mençur, vargje rapsodësh, kartela fëmijësh kopilë të dështuar fshehtas, lista të vdekurish, autopsi të morgut, shënime mjekësh, libra të parashikuesve të fatit, këngë të atyre që nxirrnin djallin nga shishet, rite të pjekjes së rakisë, receta si tymoset mishi, si bëhen zahiretë, mënyrat si thuren dantellat me grep, ngjarje të rrëfyera nga gra dikur të bukura, makthe netësh verore të vajzave jo të bukura, poezi qaramane mbrëmësore, libra të shenjtë, doracakë, urdhëresa, rregulla drejtshkrimi, kanune të kishës, fatva të xhamisë, llogari qethtoreje, ditarë të thertoreve, copëza mendimesh të rojave të pularive, ode pa rima të moshës së pubertetit, mallkime fshatarësh, nëma magjistarësh…"

3) "Hetem Myzeqari mori një grabujë, gërvishti tokën, ku qëndronte prej vitesh i rëni nga qielli. Për punë ditësh mbi të do të çelnin lulevjollcat. Vetëm në atë dy pëllëmbë vend mbijnë ato. Ai i këpuste para se të vyshkeshin, se i dhimbsej i vdekuri, të cilin e pat njohur veç kufomë. Kujtimet i dalin pas shpine. Vendosen bash në qendër të oborrit të shtruar me rrasa guri".
 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Anabel's suggestion: "Falled from the sky", a novel about Albania in the period of '97

Sugjerimi i Anabel: "I rënë nga qielli", një roman

New month, new book! Anabel has a suggestion for the book you should read in November and this time it's an Albanian novel. "Falled from the sky" by Tom Kuka tells about our Albania, the vicissitudes and brings together the author's fantasy and the real events of the darkest Albanian period.

Sugjerimi i Anabel: "I rënë nga qielli", një roman

General information about the book

Albania, 1997. A strange and mysterious shipment of Americans arrives in a haunted Albania. Chaos, fear, crises, kidnappings, will be the background and everyday life that will accompany them while solving a shocking puzzle.

During World War II, an American plane crashes in a lost area of ​​Southern Albania and the entire crew disappears without a trace. Fifty years later, a group of Americans, led by an Albanian, wanders among the ravages of 1997, looking for the ghosts of the past. "Falled from the sky" is triggered by a real event, which merges with the author's fantasy to faithfully show Albania on the edge of the abyss.

The novel mercilessly describes a difficult period in Albania's history through a gallery of characters, from street thugs to foreign diplomats. Partisans, nationalists, allies, invaders, State Security, gangs of '97 are mixed together in this book.

Albania is at war, then it goes through peace as if it were a war, and finally it enters the war again.
"Fallen from the sky" finally brings Tom Cook back to the present day, although the writer himself has a heart for wandering in the secrets of the old times, talking with the dead and haunting legends.
 
This book is based on the true story of Romeo Zegal. However, "Falled from the Sky" is a fiction of the author, so matching any characters with real people is purely coincidental.

2 words about the author

"Falled from the sky" is the sixth novel of the writer who writes under the pseudonym Tom Kuka. Publications Pegi has published "Hide on the cobblestones" (2017), "Stones of loneliness" (2018), "Ora e liga" (2019), "Flama" (2021), and "Encirclement" (2022). Tom Kuka is the winner of the "Best Novel of the Year" award given by the Ministry of Culture in 2018, for the novel "Stones of Solitude". Also, in 2021, the novel "Flama" was awarded the European Prize for Literature. His novels have been published in Italy, Germany, Serbia and Bulgaria.

Some excerpts from the book:

1) "People burned, they put bridges of fire on everything that caught fire. They took fire wherever they could, wherever there were papers, sheets, written pages, books, magazines, registers, notes, letters. People live with memories , except for Albanians who don't want to remember, so they had a great desire to turn everything into dust and ashes. The letters were to blame, because if you wrote them once, they would remain like this forever to never stop remembering, never, so they found them hidden in baskets, plants, attics, under windows, piled up in schools, prisons, nurseries and turned them into ashes."

2) "They burned what came in front of them, mortgages, confessions to the investigator, evidence of births, marriages, separations, properties lost or acquired by court, securities, sheets with reports of fuksas, badly written stories, memories of wise men, rhapsodic verses, secret bastard child cards, death lists, morgue autopsies, doctors' notes, fortune tellers, devil bottle songs, brandy roasting rituals, meat smoking recipes , how zahirets are made, the ways of crocheting lace, events narrated by once beautiful women, nightmares of summer nights of not beautiful girls, late-night Karaman poems, holy books, manuals, ordinances, spelling rules, church canons, fatwas of the mosque, accounts of the shearers, diaries of the butchers, scraps of thoughts of the keepers of the chicken coops, odes without rhymes of the age of puberty, curses of peasants, mothers of sorcerers..."

3) "Hetem Myzeqari took a rake, scratched the ground, where it had been standing for years and it fell from the sky. In a matter of days, the violets would bloom on it. Only in that two palm area would they sprout. He plucked them before they withered, because the dead man, whom he knew only as a corpse, is in pain. The memories are placed in the center of the stone-paved courtyard.