A të ka ndodhur ndonjëherë të provosh një grim të bazuar te ylli yt i preferuar – si Selena Gomez, Margot Robbie apo Megan Thee Stallion – dhe të mendosh: “Pse ky makeup nuk duket mirë tek unë?”
Artistja e makeup-it Aliénor, nga Franca, mund të ketë përgjigjen me teorinë e saj virale në TikTok: Contrast makeup. Për të krijuar një pamje të personalizuar, duhet vetëm të përdorësh filtrin e saj në TikTok dhe të kuptosh nivelin tënd të kontrastit. Pjesa tjetër do të jetë më e lehtë për t’u realizuar.
Teoria e Contrast Makeup
Nëse je një nga ndjekësit e rregullt të #BeautyTok, ndoshta e ke parë filtrin bardh e zi “cili është kontrasti yt” (ose pamje të ndryshme makeup-i të frymëzuara nga nivelet e kontrastit) ndërsa shfleton.
Kjo është puna e Aliénor-it. Duke përdorur këtë filter në dritë natyrale dhe pa makeup, ai fillimisht identifikon tonin e lëkurës – të çelët, mesatar ose të errët – dhe pastaj përcakton nëse ke kontrast të ulët, të mesëm ose të lartë në tiparet e tua.
Qëllimi kryesor i këtij filtri? Të krijojë një harmoni më të madhe me makeup-in, për të komplimentuar tiparet e tua dhe siç e përshkruan Aliénor, “për t’u dukur më e butë, më natyrale dhe më pak e ashpër.”
Çfarë do të thotë kontrasti yt për rutinën tënde të makeup-it?
Qëllimi final i gjetjes së nivelit tënd të kontrastit është të krijosh harmoni të përsosur mes tipareve natyrale dhe makeup-it tënd. Edhe pse ka shumë nuanca në aplikim, këtu janë disa këshilla të ndara nga Aliénor për çdo nivel, pavarësisht tonit të lëkurës tënde.
Kontrast i ulët
Nëse ke kontrast të ulët, ku të gjitha tiparet janë brenda një toni të ngjashëm (për shembull, flokë bionde dhe lëkurë të çelët), një pamje më natyrale është shumë e lehtë për t’u arritur.
“Nëse dëshiron të dukesh shumë natyrale, mund të provosh grimin ‘pa grim’,” thotë Aliénor. “Një buzë nude, pak blush – nuk ke nevojë të bësh shumë nëse dëshiron të mbetesh në kontrast të ulët. Gigi Hadid ka një kontrast të ulët dhe kjo lloj pamje i shkon shumë.”
Kontrast i mesëm
Për ata që kanë kontrast mesatar, ku tiparet mund të jenë paksa të ndryshme nga niveli i tonit të lëkurës, shtimi i intensitetit në rutinën e grimit krijon harmoni.
“Emma Watson duket shumë e unifikuar. Ka pak blush, pak ‘intensitet’ në buzë, por asgjë e tepruar, një lloj syri smoky,” shpjegon Aliénor. “Ka pak intensitet gjithandej për ta bërë grimin të duket më më pak i ashpër. Një buzëkuq i mirë në nuancën e duhur mund të jetë shumë i rëndësishëm për kontrastin. Mund të shtosh edhe blush në të njëjtën nuancë.”
Kontrast i lartë
Nëse ke lëkurë të errët dhe flokë të çelët, ose lëkurë shumë të çelët dhe flokë të zinj (si Anne Hathaway, për shembull) – kontrasti i lartë do të thotë një ndryshim i madh mes tonit të lëkurës dhe tipareve.
“Duhet të shtosh intensitet dhe ka disa mënyra për ta bërë këtë,” thotë Aliénor. “Mund të përdorësh buzë të errëta dhe intensive – ngjyra e kuqe mund të duket jashtëzakonisht bukur. E kuqja është mikesha jote më e mirë. Edhe smoky eye duket bukur, por mund ta aplikosh me një stil më të butë.”
Artikuj të sugjeruar: