Metropolitan

Channing Tatum dhe Zoë Kravitz i japin fund lidhjes pas 3 vitesh

Channing Tatum dhe Zoë Kravitz i japin fund lidhjes pas 3 vitesh

Çifti i njohur Channing Tatum dhe Zoë Kravitz i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre trevjeçare, duke anuluar edhe fejesën. Lajmi është konfirmuar nga disa burime për People, por asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare.

Tatum dhe Kravitz nisën të dilnin bashkë në 2021, pasi Tatum ishte aktor në filmin e parë të Kravitz si regjisore, “Blink Twice”. Dyshja u fejua një vit më parë, por thuhet se së fundmi Kravitz është parë pa unazën e fejesës, përfshirë dhe një dalje të fundit me aktoren Shailene Woodley, kolegen e saj nga “Big Little Lies”.

Gjatë marrëdhënies së tyre, çifti u përpoq ta mbante lidhjen jashtë vëmendjes së publikut, duke bërë pak paraqitje të përbashkëta. Në Met Gala 2021, ata mbërritën veçmas, por u larguan së bashku pas eventit. Me kalimin e kohës, ata nisën të flisnin për njëri-tjetrin edhe në intervista.

“Arti është gjuha jonë e dashurisë,” u shpreh Kravitz në premierën e “Blink Twice” kur e pyetën për mundësinë e bashkëpunimit me Tatum. “Mendoj se ky është pasioni që kemi, duam të flasim për të, ta përjetojmë dhe të mbështesim njëri-tjetrin.”

Nga ana e tij, Tatum gjithashtu foli për përzierjen e punës me dashurinë, duke theksuar se e rekomandon shumë.

“Ja çfarë do të them kur bëhet fjalë për të krijuar me dikë që e doni: E sugjeroj. Nëse po mendoni për të pasur një fëmijë ose për martesë, gjeni një projekt kreativ sa më të vështirë me partnerin tuaj,” u shpreh Tatum për People. “Kur mund të shikosh përtej dhomës ose setit dhe ta dish se ke personin më të mirë pranë teje, që po përpiqet të zgjidhë problemet njësoj si ti, është diçka e pabesueshme.”

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

Channing Tatum and Zoe Kravitz end their relationship after 3 years

Channing Tatum dhe Zoë Kravitz i japin fund lidhjes pas 3 vitesh

The well-known couple Channing Tatum and Zoë Kravitz have ended their three-year relationship, also canceling the engagement. The news has been confirmed by several sources to People, but none of them have yet made an official statement.

Tatum and Kravitz started dating in 2021, after Tatum starred in Kravitz's directorial debut, Blink Twice. The pair got engaged a year ago, but Kravitz has reportedly been seen without his engagement ring recently, including a recent outing with her Big Little Lies co-star Shailene Woodley.

During their relationship, the couple tried to keep their relationship out of the public eye, making few appearances together. At the 2021 Met Gala, they arrived separately but left together after the event. Over time, they started talking about each other in interviews.

"Art is our love language," Kravitz said at the Blink Twice premiere when asked about the possibility of collaborating with Tatum. "I think this is the passion we have, we want to talk about it, experience it and support each other."

For his part, Tatum also talked about mixing work with love, stressing that he highly recommends it.

"Here's what I'll say when it comes to creating with someone you love: I suggest it. If you're thinking about having a baby or getting married, find a creative project as challenging as possible with your partner," Tatum told People. "When you can look across the room or across the set and know that you have the best person right next to you, trying to solve the same problems as you, it's incredible."

Suggested articles: