Një video që tregon Tom Holland duke mbrojtur Zendaya-n nga një turmë që e rrethon papritmas po bëhet virale në internet.
Më 24 tetor, çifti i njohur, po shijonin një darkë së bashku në New York. Një video nga ajo natë tregon se Tom dhe Zendaya u ndanë prej njëri-tjetrit nga një turmë fansash dhe paparacësh që i rrethuan për të kërkuar autografe dhe foto.
Tom në një moment futet mes turmës dhe kërkon që njerëzit ta marrin me qetësi. Nga ky moment, aktori është në qendër të vëmendjes si një i dashur i përsosur.
Në video ai duket duke shtyrë njerëzit që po i afroheshin më shumë se ç’duhej partneres së tij dhe më pas kap dorën e Zendaya-s për ta ndihmuar atë të dalë nga turma.
@whoopsee.it Amatissimi dai fan di tutto il mondo, quando appaiono insieme Zendaya e Tom Holland stanno come prendersi la scena. E in attesa di scoprire se anche l’attrice tornerà per il quarto capitolo della saga di “Spider-Man”, i due, in occasione di un evento newyorkese per promuovere una nuova bevanda di Tom hanno sfoggiato un colore che, in un certo senso, al supereroe della Marvel potrebbe stare molto a cuore. Zendaya, infatti, ha indossato un long dress custom Louis Vuitton by Nicolas Ghesquière che presenta la struttura di uno slip dress classico, sensuale e lineare al tempo stesso, ma la texture in pelle color bordeaux lo rende un capo unico nel suo genere. L’abito, con spalline sottili e ampia scollatura, presenta anche un sofisticato dettaglio cintura sul punto vita, con hardware dorato che richiama anche le cerniere che percorrono il vestito sul lato. Nel fare ritorno presso il Greenwich Hotel, anche l’attore - apparso molto protettivo nei confronti della compagna - ha sfoggiato una tee abbinata al look scelto da Zendaya. [? BACKGRID / IPA ? BACKGRID] #whoopsee #zendaya #tomholland ? original sound - Whoopsee
Njerëzit e komentuan gjatë veprimin e tij: “Më pëlqen të shoh djemtë që tregohen burra,” shkroi dikush, duke shtuar, “Jam krenar për të.” Një tjetër komentoi, “Sinqerisht, kjo ishte super seksi. Ai bëri gjënë e duhur.” “Nuk ke nevojë për një truprojë kur ke Tom,” shkroi një tjetër, ndërsa dikush tjetër e quajti atë me emrin e personazhit të tij në Marvel, Spider-Man.
Tom Holland dhe Zendaya janë një nga çiftet më të njohur në Hollywood. Pas takimit në setin e "Spider-Man" në vitin 2016, ata filluan një miqësi të ngushtë që më pas u shndërrua në një lidhje romantike, e konfirmuar zyrtarisht në vitin 2021. Të dy ata kanë treguar mbështetje të madhe për njëri-tjetrin në karrierat e tyre, duke ndarë momente të bukura në publik dhe në rrjetet sociale.
Artikuj të sugjeruar:
- Tom Holland zbulon detaje për filmin e ardhshëm “Spider-Man 4”: 'Është shumë emocionues!'
- Rock & Roll Hall of Fame: Zendaya rikrijon look-un ikonik të Cher dhe duket WOW!
- “Djemtë patetikë” rikthehen në modë falë Zendaya-s
- Zendaya tregon se si ia doli t’i xhirojë pa siklet skenat erotike në filmin “Challengers”