Relationships

A ju bezdis një zakon i keq i partnerit? Ja si të veproni

A ju bezdis një zakon i keq i partnerit? Ja si të veproni

Thonë se kur e dashuron dikë, ti ia pranon të gjitha të metat, apo jo? Po, në teori. Por kur diçka që dikur as e vije re, tani të acaron pothuajse çdo ditë? E kemi kaluar të gjithë – tapa e pastës së dhëmbëve gjithmonë hapur; kapaku i tualetit gjithmonë i ngritur; sirtaret e pambyllur apo çorapet e hedhura kudo. Po çfarë mund të bësh kur zakonet e këqija të partnerit po të shkatërrojnë qetësinë? Ja disa mënyra se si t’i përballosh me qetësi dhe dashuri!

A ju bezdis një zakon i keq i partnerit? Ja si të veproni

1. Zgjidh betejat e duhura (ose do të humbasësh luftën)

A ju bezdis një zakon i keq i partnerit? Ja si të veproni

Le ta qartësojmë pak: jo për çdo zakon të keq duhet të nisni sherr. Po, e dimë që ai i lë çorapet kudo. Por a ia vlen vërtet të humbasësh gjumin dhe durimin për këtë? Zgjidh me mençuri se për çfarë do të ankohesh. Nëse grindesh për çdo gjë të vogël, shumë shpejt shtëpia do të kthehet në një fushë beteje.

2. Qesh ose qaj (por më mirë qesh)

A ju bezdis një zakon i keq i partnerit? Ja si të veproni

Në vend që të nervozohesh, më mirë përpiqu t’i kthesh në diçka qesharake. Qesh me faktin që partneri yt e trajton lavamanin si ekspozitë, ose imagjinoje veten si një agjente sekrete që zbulon “misterin e pijes që nuk vendoset kurrë në frigorifer.” Kur e kthen nervozizmin në humor, e përballon më mirë situatën.

3. Sistemi i shpërblimit funksionon gjithmonë

A ju bezdis një zakon i keq i partnerit? Ja si të veproni

Hej, kush nuk e do një shpërblim? Në vend që të ankohesh gjithmonë për të njëjtën gjë, përpiqu të përdorësh një sistem të vogël shpërblimi. Diçka si: “Nëse nuk i lë më tiganët kaq rrëmujë, premtoj se do të gatuaj [darkën e tij të preferuar] të premten.” Fun fact: Kjo taktikë ka funksionuar me fëmijët për vite me radhë, pse të mos e provosh edhe me partnerin?

4. Kujtoje...me stil

A ju bezdis një zakon i keq i partnerit? Ja si të veproni

Nëse humori dhe shpërblimi nuk funksionojnë, atëherë mund të provosh një taktikë tjetër: kujtoje me stil. Për shembull, komento se sa shumë të pëlqen rregullsia ose se sa bukur duket dhoma kur është e pastër.

5. Stili juaj i jetesës duhet të jetë në sinkron

A ju bezdis një zakon i keq i partnerit? Ja si të veproni

Disa zakone, sidoqoftë, nuk janë kaq të lehta për t’u anashkaluar, sidomos kur cenojnë cilësinë e jetës. Për shembull, nëse partneri është duhanpirës dhe ty të duket sikur po jeton në një re tymi, ndoshta është koha të flisni për alternativa më të mira. Nëse partneri yt nuk dëshiron të heq dorë nga nga duhani, mundt’i sugjerosh IQOS, një pajisje që ngroh duhanin pa e djegur, duke larguar tymin, hirin dhe lë më pak aromë të pakëndshme në rroba, divanë e perde.

6. Prano që askush nuk është perfekt (as ti)

A ju bezdis një zakon i keq i partnerit? Ja si të veproni

Po aq sa të bezdisin zakonet e këqija të tij, edhe ti me siguri e nervozon për diçka. Ndoshta ai e urren faktin që ti gjithmonë i bën 100 foto darkës para se të hash. Prandaj, ndonjëherë mënyra më e mirë për ta menaxhuar një situatë të pakëndshme është ta marrësh me qetësi dhe të kujtosh që askush nuk është i përsosur (madje as ti).

Në fund të fundit, marrëdhëniet janë një ndërthurje e kompromisit, durimit dhe (ndonjëherë) e disa ushtrimeve ku numërojmë deri në 100. Dhe nëse gjëja më e keqe që bën është që i të pak çorapet e shpërndara, merr frymë thellë dhe thuaji vetes: epo mirë, nuk është fundi i botës!

- Artikull promovues

REELS

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.