Lifestyle

Histori speciale nga Special Olympics Albania në Maratonën e Tiranës

Histori speciale nga Special Olympics Albania në Maratonën e

Atletët e Special Olympics Albania morën pjesë në Maratonën e Tiranës, ngjarjen më të madhe sportive në vend, me 4,000 atletë nga Shqipëria dhe vende të tjera. Të shoqëruar nga familjarët dhe miqtë e tyre, atletët vrapuan në kategorinë Special Fun Run, duke mbartur një mesazh të fortë për thyerjen e tabuve për atletët me aftësi të kufizuara intelektuale.

Siç u shpreh njëri nga familjarët, ky është një moment i veçantë i gjithpërfshirjes në sport dhe në komunitet, duke promovuar një stil jetese aktiv.

“Për ne, kjo është hera e dytë që marrim pjesë në këtë maratonë. Na jep mundësinë të jemi më gjithëpërfshirës, të njohim njerëz të rinj, të bëhemi pjesë e komunitetit dhe të jetojmë një jetë aktive."

Kjo organizatë mbështetet gjithashtu nga familjarë dhe miq të tjerë të atletëve me aftësi të kufizuara intelektuale. Me gjithpërfshirjen, aktivitetet e Special Olympics Albania i bëjnë ata të ndihen të angazhuar.
Roland Hysi, Drejtori Kombëtar i Special Olympics Albania, shprehu entuziazmin e tij për pjesëmarrjen e organizatës në Maratonën e Tiranës, duke theksuar një mesazh të përfshirjes dhe fuqizimit.

“Këtë vit, Special Olympics Albania, organizata më e madhe në botë për individët me aftësi të kufizuara intelektuale, ishte pjesë e Special Fun Run me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës. Jemi shumë të lumtur të ndajmë mesazhe për përfshirjen në sport dhe fuqizimin e individëve me aftësi të kufizuara intelektuale."- u shpreh ai.

Hysi bëri një thirrje të hapur për publikun që të mbështesin aktivisht Special Olympics Albania dhe misionin e saj.

“Ju ftojmë të gjithëve të bëheni mbështetës të organizatës dhe pjesëmarrës aktivë në sport."- vijoi ai.

Special Olympics Albania mori pjesë së fundmi në Lojërat Botërore Special Olympics 2023 në Berlin, një moment historik, ku 10 atletë garuan në not, peshëngritje, atletikë dhe basketboll, duke fituar një medalje ari, dy medalje argjendi dhe dy medalje bronzi. Coca-Cola Bottling Shqipëria, e cila për 30 vjet prodhon dhe shpërndan produktet e Coca-Cola Company në vend, mbështeti Special Olympics Albania dhe atletët e saj gjatë gjithë organizimit.

Special Olympics Albania mbështetet nga The Coca-Cola Company si një partner themelues dhe sponsor global, një partneritet që filloi në vitin 1968. Aktualisht me një marrëveshje të rinovuar që do të vijojë deri në vitin 2031, rinovimi më i gjatë në historinë e partneritetit. Ky partneritet qëndron si një dëshmi e besimit të Coca-Cola në misionin e Special Olympics: të shfaqë potencialin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale dhe të festojë fuqinë unifikuese të sportit.

Coca-Cola mbështet programet, atletët dhe ngjarjet e Special Olympics përmes donacioneve monetare dhe në natyrë, vullnetarizmit dhe nismave për rritjen e ndërgjegjësimit dhe është krenare që e realizon këtë edhe në Shqipëri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Special Olympics Albania (@specialolympicsalbania)

- Artikull promovues

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.