Shqipëria

Monika Kryemadhi flet pas vendimit për Ilir Metën

Shkruar nga Anabel

24 Tetor 2024

Monika Kryemadhi flet pas vendimit për Ilir Metën

Ish-presidenti Ilir Meta është arrestuar dhe do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit të 313-ës në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit me burg. Meta, i cili përballet me akuza të rënda për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, ishte i pranishëm në seancën gjyqësore që zgjati plot 5 orë, e shoqëruar me tensione dhe debate të forta.

Gjatë seancës, Meta i drejtoi një kërcënim të hapur dëshmitarit kryesor të çështjes, një veprim që shkaktoi reagime të ashpra në sallën e gjyqit.

Nga ana tjetër, ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila është nën të njëjtat akuza, do të paraqitet një herë në muaj në SPAK. Ajo e mbrojti Metën duke e quajtur procesin të padrejtë dhe politikisht të motivuar. Në një deklaratë, ajo tha se Meta qëndron në burg për akuzat që rëndojnë mbi Monika Kryemadhin:

“Qëndrimi im dhe argumenti im ishte që për çdo që akuzohet Ilir Meta nuk ka asnjë lloj lidhje. Duket që s’kanë pasur asnjë gjë për CEZ-DIA dhe e kanë bashkuar me akuzat e mia. Ishte qesharake, kur prokurori tha se Monika Kryemadhi ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën. Ç’lidhje ka Ilir Meta?”, u shpreh ajo.

“Ia sqarova prokurorisë dhe gjyqtarit, për të gjitha gjërat që akuzohet Monika. Nuk është problemi se Ilir Meta është i rrezikshëm, se duan ta bëjnë të rrezikshëm. Do të doja të ma bënin një herë në javë detyrimin e paraqitjes te mbaja konferenca për gazetarët”, tha Monika.

Çështja përfshin hetimin e dy dosjeve të mëdha, CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA. Po ashtu, hetimet përqendrohen edhe te shpenzimet e padeklaruara të ish-çiftit, përfshirë blerjen e pasurive të patundshme, shërbimet mjekësore dhe transaksionet me karta krediti, që shtojnë akuzat e ngritura ndaj tyre.

Artikuj të sugjeruar: