Instagramming

E dashura e Liam Payne flet për planet për martesë përpara se këngëtari të ndërronte jetë

Shkruar nga Anabel

24 Tetor 2024

E dashura e Liam Payne flet për planet për martesë përpara

Kate Cassidy, e dashura e Liam Payne, ka ndarë një moment prekës në rrjetet e saj sociale. Përmes një shënimi, Liam i shprehte Kate dëshirën për t'u martuar dhe për të qenë bashkë përgjithmonë. Këngëtari i njohur tragjikisht ndërroi jetë javën e kaluar, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires, në moshën 31-vjeçare.

Në një postim në Instagram, Kate, 25 vjeç, ndau një foto bardhë e zi ku përqafon Liam, duke thënë se zemra e saj është e thyer. Ajo e përshkroi si "shokun më të mirë dhe dashurinë e jetës", duke pranuar se po has vështirësi për t'u përballuar me jetën pa të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kate Cassidy (@kateecass)

Në postim, Kate tregoi se çifti shkëmbenin mesazhe me njëri-tjetrin për të manifestuar të ardhmen e tyre, përfshirë një shënim ku Liam i shkruante se do të martoheshin brenda vitit dhe do të ishin “bashkë përgjithmonë”.

Numri “444”, i përfshirë në mesazhin e Liam është një simbol që Kate ka zgjedhur të përdorë në dedikimet e saj për të, duke theksuar se përfaqëson një shenjë mbështetjeje nga engjëjt në momentet më të vështira.

Kate, e cila kishte lënë Argjentinën dy ditë para tragjedisë, ka publikuar gjithashtu disa foto nga momentet e tyre të lumtura së bashku, duke përfshirë udhëtime në vende me borë dhe momente argëtimi në Disneyland. Vdekja e Liam është e "pazgjidhur”, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Artikuj të sugjeruar: