Metropolitan

TUMO, ku e ardhmja është sot!

TUMO, ku e ardhmja është sot!

Në fillim TUMO dukej si një botë e vogël futuriste, ku të rinjtë ndiheshin si “Liza në botën e çudirave”, ndërsa zhyteshin çdo ditë e më shumë në botën e re të mundësive të pafundme që iu ofronte teknologjia. Por shumë shpejt, ata u bënë dominues të asaj bote, nga e cila s’donin të largoheshin më, përmes trajnimeve, leadership-ve, workshop-eve të shumta tërheqëse me mentorët e tyre, duke i çuar përtej çdo imagjinate pasionet, aftësitë krijuese digjitale, në disiplina të ndryshme. Gjetën aty eksperiencën që i bënte të ndiheshin më të lirshëm e më kreativë, jashtë protokolleve të shkollave ku studiojnë.  

Kur TUMO hapi dyert në qendrën më të madhe të inovacionit në Shqipëri, tek Piramida, ata ishin gati për të eksploruar të tjera dije e dimensione. Ishin edhe më të etur për ta vijuar eksperiencën në të tjera disiplina e aktivitete krijuese.

Sot ata janë shumë më shumë se katër vjet më parë kur TUMO nisi këtë rrugëtim, për ta e bashkë me ta. Kanë krijuar një komunitet të tërë, tashmë prej 1800 nxënësish, që mund ta quajmë gjenerata GEN- TUMO, të cilën e pret një e ardhme shumë më e mirë, ajo e ardhme që ata po e krijojnë vetë sot, të orientuar nga mentorë me eksperienca të suksesshme brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Mundësitë i kanë të gjitha aty, me klasat, disiplinat, eksperiencat e pafundme dhe me trajnime falas, që u sigurohen nga bursat që ofrojnë partnerët AADF e Bashkia e Tiranës.

TUMO, ku e ardhmja është sot!

Disiplinat që TUMO ofron – animacion, dizajn grafik, zhvillimi i lojërave, realizimi i filmave, programimi, modelimi 3D, muzika, robotika, fotografia dhe vizatimi - po u japin të rinjve fuqinë për të ndryshuar botën, ekonominë, mjedisin, shoqërinë ku jetojnë, pra të jenë drejtuesit, ekspertët më të mirë të së nesërmes digjitale.

Eksperienca unike që kalojnë në TUMO po u jep të rinjve një dimension krejt të ri e modern të të mësuarit, vetëmësuarit e të vënies në praktike të aftësive e talenteve të tyre. Mësimi është i pavarur dhe ofrohet përmes një platforme të bazuar në softuer në gjuhën angleze, duke i lejuar studentët të krijojnë planin e tyre të personalizuar të të mësuarit, edhe pse me suportin dhe mentorimin e trajnerëve me përvojë.

Klasat variojnë nga ato fillestaret në më të avancuara dhe kulmojnë në projekte individuale ose në grup.

2-3 muajt e parë studentët ndjekin fazën e mësimit individual ose self-learning. Pas përfundimit të seancave self-learning (të vetënxënies), nxënësit bëhen gati për seminarët apo ndryshe workshop-et. Ndryshe nga seancat e self-learning, në këtë fazë nxënësit zgjedhin 4 disiplina. Çdo workshop zgjat një muaj dhe mësimi zhvillohet nga ekspertë profesionistë të fushave përkatëse. Të gjithë eksperiencën dhe njohuritë që nxënësit kanë marrë gjatë fazës së mësimit individual e praktikojnë në seminare, ku dhe fillojnë të krijojnë projektet me punët e tyre të para.

TUMO, ku e ardhmja është sot!

Çdo projekt publikohet në portofolin e pjesëmarrësit dhe shpeshherë prezantohen në konkurse e festivale, ose publikohet në internet. Në këtë mënyrë, të rinjtë fillojnë herët ndërtimin e portfolios, që do të jetë një avantazh i madh për ta në universitetet, në vendet e punës ku do të aplikojnë dhe për karrierën e tyre. Sipas një studimi të kryer nga Dalberg, për impaktin e TUMO-s te studentët, këta të fundit priren t'i tejkalojnë bashkëmoshatarët e tyre në shkollë dhe të hyjnë në universitet me një themel të fortë të aftësive.

Konkretisht, 36% e studentëve të TUMO-s, kur u pyetën, deklaruan se performuan më mirë në matematikë krahasuar me 22% të grupit të krahasimit. 68% e studentëve mendojnë se TUMO i kishte bërë më aktivë dhe pjesëmarrës, 75% se TUMO kishte përmirësuar aftësinë në menaxhimin e kohës dhe pavarësinë akademike, 83% thanë se kishte përmirësuar aftësitë e tyre të punës në grup, 69% e studentëve pohojnë se TUMO i ka ndihmuar shumë në zhvillimin e aftësive dhe krijimin e profilit të punës, ndërsa 53% kanë pranuar se eksperienca në TUMO u ka rritur ndjeshëm mundësitë e punësimit, falë network-ut të krijuar.

Nxënësit që e kanë përjetuar këtë eksperiencë flasin sot me entuziasëm të madh dhe e kanë tashmë të qartë vizionin e rrugëtimit të tyre. Atë rrugëtim që duhet ta ndjekin të gjithë të rinjtë e gjeneratës GenZ. TUMO është aty enkas për ta. Piramida, qendra e madhe e inovacionit është në zemër të Tiranës, vetëm një hap larg dëshirës për t’u bërë ekspertët digjital të së ardhmes, që duhet ta ndërtojnë sot.

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.