Vetebesimi

Ndoshta s’e ke vënë re, por ky zakon i fshehtë që po të mban larg arritjeve

Shkruar nga Anabel

21 Tetor 2024

Ndoshta s’e ke vënë re, por ky zakon i fshehtë që po

Sa herë e ke gjetur veten duke menduar se nuk po bën mjaftueshëm për të arritur ëndrrat e tua? Mbase fajëson mënyrën e jetesës, rutinën e përditshme, ose mungesën e burimeve, por në fakt, problemi nuk qëndron aty. Nuk është dieta, palestra, apo orari i punës - është një zakon i vogël dhe i fshehtë që po të mban larg suksesit: shtyrja e detyrave.

Pse i shtyjmë gjërat për një moment të dytë?

Zvarritja ndodh kur shmangim veprimet e rëndësishme jo për shkak të përtesës apo mungesës së kohës, por sepse jemi emocionalisht të bllokuar. Janë mendimet si: "Nuk jam ende gati"; "Nuk jam mjaftueshëm i/e aftë," ose; "Do ta bëj kur të ndihem më mirë," që na mbajnë në vend. Ky zakon fsheh frikën nga dështimi ose suksesi, dyshimin dhe ndonjëherë, frikën për të dalë nga zona e rehatisë.

Si ta dallosh këtë zakon që po të pengon?

Nëse vazhdimisht gjen justifikime për të mos ndërmarrë hapa drejt qëllimeve të tua, atëherë ka mundësi që ky zakon po të mban peng. Ja disa shenja:

Shmangia e fillimit: Ndonjëherë nuk është puna që të frikëson, por fillimi i saj. Mund të kesh një ide të shkëlqyer, por nuk e vendos në praktikë sepse pret momentin "ideal."

Perfeksionizmi: E përdor perfeksionizmin si mburojë. Mendon që nëse nuk e bën gjithçka në mënyrë të përsosur, atëherë më mirë të mos e bësh fare.

Frika nga ndryshimi: Ndonjëherë, të përballesh me diçka të re sjell frikë, edhe kur ky ndryshim është për mirë. Ky lloj gjykimi vetjak të mban në një zonë komode, por pa mundësi për përparim.

Çfarë mund të bësh për të kapërcyer zvarritjen e detyrave?

Ballafaqohu me frikën tënde: Prano që emocionet e tua - si frika dhe dyshimi - janë të përkohshme. Sa më shumë të shtysh veprimet për shkak të këtyre emocioneve, aq më shumë do të rriten ato.

Vepro pavarësisht ndjenjave: Ndonjëherë sekreti i suksesit është të veprosh edhe kur nuk ndihesh plotësisht gati. Fillimi i një hapi të vogël drejt qëllimit tënd është çelësi për të dalë nga rrethi i shtyrjes së përgjegjësive.

Trajtimi i dështimit si mundësi për rritje: Dështimi është pjesë e rrugës drejt suksesit. Mos e lejo frikën e dështimit të të mbajë mbrapa, sepse në të vërtetë, çdo dështim është një mundësi për të mësuar dhe për t’u përmirësuar.

Nuk është stili yt i jetës që po të mban larg arritjeve, por mënyra si e menaxhon mendjen dhe emocionet e tua. Shmangia e përgjegjësive është armikja i fshehtë që po të pengon, por sapo ta kuptosh dhe përballesh me të, do të zbulosh se je më afër suksesit sesa e ke menduar ndonjëherë. Fillo me një hap të vogël, por ai hap mund të bëjë diferencën e madhe në jetën tënde!

Artikuj të sugjeruar: