News

Arrestohet Ilir Meta!

Arrestohet Ilir Meta!

Ilir Meta është arrestuar me urdhër të SPAK, bëjnë me dije mediat dhe burimet pranë “Report TV”. Kreu i Partisë së Lirisë është arrestuar para se të mbante një konferencë për shtyp.

Ende nuk janë bërë me dije se cilat akuza rëndojnë mbi politikanin. Në proces hetimor janë çështjet për skandalin CEZ-DIA, lobimi në SHBA, si dhe hetim pasuror familjar. Sipas gazetares Keti Banushi, Meta është arrestuar në hyrje të Tiranës.

Përditësim: Sipas gazetarit Eni Ferhati, janë caktuar 3 masa sigurie nga Gjykata, të cilat përfshijnë: Arrestim për Ilir Metën; detyrim paraqitjeje për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi; detyrim paraqitjeje për një tjetër zyrtar të LSI-së, identiteti i së cilit nuk është bërë publik.

Sipas gazetarit, mbi Ilir Metën rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe mosdeklarimit të pasurisë.

“Ka masë sigurie edhe për persona të lidhur me Metën. Pritet që të ketë kontrolle banesash. Operacioni nuk cilësohet ende i mbyllur nga agjentët. Janë disa dosje që janë hetuar: CEZ DIA, hetimi pasuror ku është marrë në pyetje edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi dhe nëna e saj. Dhe një çështje që lidhte me LSI ku SPAK ka çelur një hetim të lobimit të kësaj partie ku janë pyetur disa ish-zyrtarë. Nuk dihet nëse këto dosje janë bashkuar në një. Nga informacionet, Meta nuk ka bërë rezistencë", u shpreh Eni Ferhati për Euronews.

Për arrestimin e tij kanë reaguar Sali Berisha dhe Tedi Blushi, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

“Çdo gjë ndaj tij është politike. Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës", tha ndër të tjera Sali Berisha.

Blushi, nga ana tjetër, e quajti "skandaloz" vendimin për arrestimin e ish-presidentit Meta.

“Arrestojnë në mes të ditës ish-presidentin e republikës, ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e parlamentit. Nuk e di ku ndodhet dhe kjo është fatkeqësi, kjo tregon një gjendje skandaloze”, tha ai.

REELS

Quiz: Çfarë i tha???

Arditi dhe e bija Anna, rikthehen pas 7 vitesh me një duet

Ajo ishte vajzë. Grua. Nënë. Motër. Mikeshë. Tani është një numër midis shumë të tjerëve. Pas çdo numri fshihet një histori e ndërprerë. Një jetë e humbur. Femicidi nuk është thjesht një statistikë, por një realitet i dhimbshëm që kërkon reagim dhe jo heshtje. Të paktën 8 gra u vranë vitin e kaluar. Më shumë se 127 në dhjetë vitet e fundit. Çdo humbje është një thirrje për përgjegjësi, për veprim, për ndryshim. Le ta parandalojmë së bashku. Fushata “Derisa vdekja të na ndajë” zbatohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) dhe Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, me mbështetjen e @mccann_tirana, së bashku me organizata nga tetë vende të rajonit.

Artistja Mariah Carey nuk beson te koha dhe mire ben. Ajo orientohet me mbylljen e vitit, sa degjon zerin e saj te kumboje online.

Kur lëkura kërkon diçka më shumë se thjesht një hidratim, zgjidhja është Nucleofill nga @cfopharma . 😍 ✨Ky trajtim i avancuar punon në thellësi për të përmirësuar rigjenerimin qelizor, duke përmirësuar elasticitetin dhe hidratimin afatgjatë të lëkurës. Nucleofill është një zgjedhje e sigurt dhe efektive për këdo që kërkon rezultate natyrale, progresive .

👀

Ekskluzivitet. Teknologji. Elegancë që qëndron në kohë. @optika_shqiptaro_gjermane sjell për herë të parë në Shqipëri koleksionet premium të DITA. ✨META EVO ONE është një tjetër histori. Me detaje diamond-pressed dhe konstruksion që s’ka asnjë lidhje me “syze të zakonshme”. Për ata që kërkojnë diferencën e vërtetë, jo vetëm në pamje. 📍 Vetëm në @optika_shqiptaro_gjermane

Ulu katër!

Dua dikë të tillë në jetën time 😭

Ah sikur!

Ilir Meta is arrested!

Arrestohet Ilir Meta!

Ilir Meta was arrested by order of SPAK, inform the media and sources close to "Report TV". The head of the Freedom Party was arrested before holding a press conference.

It has not yet been announced what charges the politician is facing. In the investigative process are the issues regarding the CEZ-DIA scandal, lobbying in the USA, as well as family wealth investigation. According to journalist Keti Banushi, Meta was arrested at the entrance to Tirana.

The article will be updated.