Health

Kujdes! Dhimbja emocionale po e dëmton trupin tënd më shumë sesa mendon

Kujdes! Dhimbja emocionale po e dëmton trupin tënd më shumë

Ti mendon se dhimbja fizike është më e rëndë se ajo emocionale? Ndoshta është koha ta rimendosh këtë! Dhimbja emocionale, ndryshe nga ajo fizike është e padukshme, por ndikimet e saj janë shumë të prekshme dhe më të thella se ç’e mendon. Fakti që nuk shihet nuk e bën më pak të rrezikshme - përkundrazi! Ajo mund të sjellë pasoja në mendjen dhe trupin tënd pa të dhënë asnjë paralajmërim. Por si ndikon dhimbja emocionale në trupin tënd?

Pse dhimbja emocionale është një "armike e fshehtë"?

Dhimbja emocionale, qoftë nga humbjet personale, zhgënjimet apo keqardhja, ka fuqi të jashtëzakonshme të ndikojë në jetën tënde. Jo vetëm që të lodh mendërisht, por shkakton edhe simptoma fizike si dhimbje koke, shqetësime me stomakun, lodhje të vazhdueshme dhe madje dhimbje muskulore.

Kjo është arsyeja pse shpesh njerëzit nuk mund të bëjnë lidhjen mes ndjenjave të tyre të brendshme dhe shëndetit të tyre fizik. Imagjino sa herë ke ndjerë atë "boshllëkun" në stomak kur je ndjerë i/e turpëruar apo një tension të papritur kur ke përjetuar zemërim! Këto janë vetëm disa nga efektet që dhimbja emocionale ka mbi trupin tënd.

Si ndikon trishtimi në trupin tënd?

Ndoshta ke dëgjuar shprehjen: "Koha shëron gjithçka". Por a është vërtet kështu? Kur përballesh me trishtim të vazhdueshëm, ai fillon të ndikojë në gjithë funksionimin tënd. Kur trishtimi nuk ikën vetvetiu dhe zgjat më shumë se duhet, ai të çon drejt depresionit, një sëmundje që mund të prekë çdo qelizë të trupit. Ndihesh i/e lodhur, pa energji dhe shpesh përballesh me dhimbje fizike dhe simptoma të tjera që nuk kanë shpjegim të qartë. Kjo ndodh për shkak se dhimbja emocionale shkakton stres të vazhdueshëm që ndërhyn në mirëqenien tënde të përgjithshme.

Po zemërimi?

A ke vënë re që kur je i/e zemëruar ndjen një tension të madh në muskuj? Zemërimi i pashprehur është si një “bombë me sahat” për trupin tënd. Trupi yt fillon të prodhojë adrenalinë, që rrit tensionin e muskujve, përshpejton frymëmarrjen dhe mund të shkaktojë edhe probleme më serioze nëse kjo gjendje vazhdon për një kohë të gjatë. Dhe më e keqja është që ky lloj zemërimi të bën të ndihesh edhe më i/e lodhur emocionalisht, duke të ndikuar negativisht në çdo aspekt të jetës tënde.

Ankthi dhe frika - “shoqëruesit” e padëshiruar të jetës së përditshme

Ankthi është një tjetër pasojë e dhimbjes emocionale që mund të të izolojë nga jeta e përditshme. Është ajo ndjesi që të mbërthen pa paralajmërim dhe të mban në një gjendje gatishmërie të vazhdueshme. Trupi yt, nën ndikimin e ankthit është gjithmonë në gjendje "lufto ose ik" dhe ky stres i vazhdueshëm ndikon në shëndetin tënd fizik, pasi ndihesh i/e lodhur, i/e pafuqishëm/e dhe ndonjëherë mendon sikur çdo gjë të del nga kontrolli. Nëse nuk trajtohet, ankthi mund të bëhet kronik dhe të ndikojë jo vetëm mendërisht, por edhe fizikisht.

Si ta përballosh dhimbjen emocionale?

Nuk mund të ndryshosh ndjenjat e tua në çast, por mund të mësosh si t’i përballosh ato. Një nga mënyrat efektive është të kuptosh më mirë emocionet e tua dhe si ato ndikojnë në trupin tënd. Gjithashtu, ushtrimet fizike si yoga apo meditimi mund të ndihmojnë të qetësosh mendjen dhe të lehtësojnë tensionin fizik. Përveç kësaj, të flasësh me dikë që i beson, qoftë mik apo terapist është një mënyrë e shkëlqyer për të çliruar ngarkesën emocionale dhe për të lehtësuar trishtimin apo stresin.

Si përfundim?

Mos e nënvlerëso dhimbjen emocionale - ajo është një nga armiqtë më të mëdhenj që mund të ndikojë si në mendjen, ashtu edhe në trupin tënd. Sa më shpejt ta pranosh dhe të ndërmarrësh hapa për ta përballuar, aq më mirë do të ndihesh fizikisht dhe mendërisht. Pra, herën tjetër që ndihesh i/e lodhur pa arsye të dukshme, ndoshta është koha të reflektosh për atë që po ndodh brenda teje.

Mos lejo që dhimbja emocionale të bëjë për ty atë që nuk e lejon asnjë dhimbje fizike të bëjë!

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Watch out! Emotional pain is hurting your body more than you think

Kujdes! Dhimbja emocionale po e dëmton trupin tënd më shumë

Do you think that physical pain is more severe than emotional pain? Maybe it's time to rethink that! Emotional pain, unlike physical pain, is invisible, but its effects are very tangible and deeper than you think. The fact that it can't be seen doesn't make it any less dangerous - quite the contrary! It can take its toll on your mind and body without warning. But how does emotional pain affect your body?

Why is emotional pain a "secret enemy"?

Emotional pain, whether from personal losses, disappointments or regrets, has tremendous power to affect your life. Not only is it mentally exhausting, but it also causes physical symptoms such as headaches, stomach upsets, constant fatigue and even muscle pain.

This is why people often cannot make the connection between their inner feelings and their physical health. Imagine how many times you felt that "emptiness" in your stomach when you felt embarrassed or a sudden tension when you experienced anger! These are just some of the effects that emotional pain has on your body.

How does sadness affect your body?

You've probably heard the expression, "Time heals everything." But is it really so? When you deal with constant sadness, it begins to affect your entire functioning. When sadness does not go away on its own and lasts longer than it should, it leads to depression, a disease that can affect every cell in the body. You feel tired, without energy and often face physical pain and other symptoms that have no clear explanation. This is because emotional pain causes constant stress that interferes with your overall well-being.

What about anger?

Have you noticed that when you are angry you feel a great tension in your muscles? Unexpressed anger is like a "time bomb" for your body. Your body begins to produce adrenaline, which increases muscle tension, speeds up breathing, and can cause more serious problems if this condition continues for a long time. And the worst part is that this kind of anger makes you feel even more emotionally exhausted, negatively affecting every aspect of your life.

Anxiety and fear - unwanted "companions" of everyday life

Anxiety is another consequence of emotional pain that can isolate you from everyday life. It's that feeling that grabs you without warning and keeps you in a constant state of alertness. Your body, under the influence of anxiety, is always in a state of "fight or flight" and this constant stress affects your physical health, as you feel tired, powerless and sometimes feel as if everything is out of control. . If left untreated, anxiety can become chronic and affect not only mentally but also physically.

How to cope with emotional pain?

You can't change your feelings instantly, but you can learn to deal with them. One of the effective ways is to better understand your emotions and how they affect your body. Also, physical exercises such as yoga or meditation can help calm the mind and relieve physical tension. In addition, talking to someone you trust, whether it's a friend or a therapist, is a great way to release emotional baggage and relieve sadness or stress.

In conclusion?

Don't underestimate emotional pain - it is one of the biggest enemies that can affect both your mind and body. The sooner you accept it and take steps to deal with it, the better you will feel physically and mentally. So the next time you feel tired for no apparent reason, maybe it's time to reflect on what's going on inside of you.

Don't let emotional pain do to you what no physical pain can!

Suggested Articles: