Marredhenie

Nuk ke shumë kohë për miqtë? 5 këshilla që do të të ndihmojnë

Shkruar nga Anabel

18 Tetor 2024

Nuk ke shumë kohë për miqtë? 5 këshilla që do

Të kesh miq është një nga gjërat më të bukura që jeta na ofron, por shpesh vëmë re se ndërsa kalojmë në faza të reja të jetës, ruajtja e miqësive bëhet më e vështirë.   

Kjo mund te ndodhë për arsye të ndryshme. Oraret e ngarkuara janë një faktor kryesor. Si të rritur, oraret bëhen gjithnjë e më të zëna, duke e bërë sfiduese mundësinë për të takuar miqtë. Kjo ndikon direkt në dobësimin e një miqësie. Ndryshimet që ndodhin kur hyjmë në fazën e të qenit të rritur, janë të ndryshme. Ato mund të jenë personale, si në mendime ashtu dhe në stilin e jetës që ne kërkojmë. 

Disa këshilla për të ruajtur një miqësi të shëndetshme:

1.Qëndroni në kontakt vazhdimisht

Në vend që të bëni telefonata të stërgjatura (përjashtojmë rastet, kur personat e shijojnë këtë gjë), mund të dërgoni mesazhe të shkurtra, foto apo meme për të mbajtur raportin pa marrë shumë kohë.

2.Gjestet e vogla kanë rëndësi të madhe:

Surprizoni miqtë me dhurata "pa arsye", si letra të shkruara me dorë, ëmbëlsirat e tyre të preferuara ose ndonjë surprizë të vogël. 

3.Mbani miqtë të informuar për ndryshimet në jetën tuaj:

Të jesh një i rritur dhe të mos ndash momentet e rëndësishme mund të çojë në keqkuptime dhe distancim. Nëse dëshironi që dikush të jetë pjesë e jetës tuaj, tregojuni për ndryshimet që po kaloni.

4.Ndani ndjenjat dhe mendimet:

Shprehni ndjenjat dhe mendimet me miqtë që ju mbështesin dhe ju u besoni. Sa më shumë që flisni, aq më i thellë bëhet intimiteti mes jush.

5.Menaxhoni pritshmëritë:

Kuptoni që jo çdo mik duhet të përmbushë të gjitha nevojat tuaja dhe jo çdo mik do të jetë po aq i afërt. Jini realistë për kapacitetin tuaj dhe rolet e ndryshme që miqtë luajnë në jetën tuaj.

Artikuj të sugjeruar: