Fashion & Beauty

5 ushqime që do t'ju dhurojnë flokë të shëndetshëm

 

5 ushqime që do t'ju dhurojnë flokë të
@hannaschonberg


Nëse dëshironi të keni flokë të shëndetshëm dhe të nxisni rritjen e tyre, duhet ta dini se ky proces kalon përtej përdorimit të shampove dhe maskave të shtrenjta. Ushqimi i mirë dhe i pasur me vitamina, të cilat flokët i kanë shumë të nevojshme, është thelbësor.  Materiali i nevojshëm për rritjen e flokëve vjen posaçërisht nga ushqimet e pasura me proteinë. Nëse nuk konsumojmë një sasi të mjaftueshme proteinash, flokët nuk do të jenë në gjendjen që ne dëshirojmë.


Ja 5 ushqimet që duhet të përfshini në dietën tuaj për flokë të shëndetshëm.

1. Avokado

5 ushqime që do t'ju dhurojnë flokë të
ulinesss


Ushqimet e pasura me yndyra të shëndetshme, si avokado, janë thelbësore për shëndetin e flokëve. Acidet yndyrore omega 3 ndihmojnë në ushqimin e folikulave të flokëve, të cilat mbështesin forcën e fijeve të flokëve dhe i mbajnë ato me shkëlqim. Mishi i peshkut, arrat dhe bajamet janë gjithashtu të rekomandueshme. Avokadot dhe bajamet janë të pasura me vitaminë E, një antioksidant që ndihmon në ushqimin e flokëve dhe skalpit.

2. Farat e kungullit

5 ushqime që do t'ju dhurojnë flokë të
cookingchew


Farat e kungullit janë të pasura me zink, i cili jo vetëm që është i rëndësishëm për shëndetin tonë imunitar, por gjithashtu ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve.

3. Lëngu i kockave

5 ushqime që do t'ju dhurojnë flokë të
jordan_pie


Lëngu i kockave është një nga prodhuesit më të mirë të kolagjenit, i cili i jep flokëve forcë dhe mbron indet lidhëse. 

4. Papaja

5 ushqime që do t'ju dhurojnë flokë të
caeciliakiupel


Papaja ka nivele të larta të vitaminës C. Portokajtë, si dhe fruta të tjera agrumesh janë gjithashtu burime të mira vitaminash. Vitamina C është ideale për rritjen e flokëve sepse ndihmon në mbrojtjen dhe ruajtjen e rezervave të kolagjenit.

5. Brokoli

5 ushqime që do t'ju dhurojnë flokë të
pcpaulagomes


Brokoli është i pasur me acid folik, dhe kur acidi folik është i ulët, ai mund të çojë në flokë të dobët, të hollë ose të brishtë. Hani sa më shumë perime si lakrat e Brukselit, brokoli dhe lulelakra—të gjitha janë ushqime të pasura me acid folik.

 

Artikuj te ngjashem:

 

REELS

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭