Metropolitan

Sugjerimet e Anabel: Filmi që nuk duhet ta humbësh!

Sugjerimet e Anabel: Filmi që nuk duhet ta humbësh!

Kemi një sugjerim për ty që do të shohësh diçka ndryshe: “Strange Darling”. Një film makabër, i cili sfidon edhe konceptet e horrorit, na bëri goxha përshtypje, sidomos për faktin se nuk është aspak klishé, por një film tejet i veçantë.

Sugjerimet e Anabel: Filmi që nuk duhet ta humbësh!

Një vrasëse seriale, e cila është po aq drithëruese sa krimet që kryen, sjell frikë dhe terror në një film me 6 kapituj që nuk kanë shumë lidhje me njëri-tjetrin.

Që të jemi të sinqertë, ky film nuk është për të gjithë dhe jo, nuk do të të lërë një shije të mirë, përkundrazi, do të të trondisë.

Në çdo kapitull, shikuesi përballet me provokim, me probleme që lidhen me politikën, seksin, si dhe debatet e shumta mes grave dhe burrave. Për mendimin tonë, ky është një homazh shumë i bukur i filmave të para 50 vitesh, ku horrori dhe mizogjinia janë tema prezente.  

Filmi nis me historinë e një dysheje të luajtur nga Kyle Gallner ("The Demon") dhe Willa Fitzgerald ("The (Electric) Lady"), e cila bën një performancë fantastike. Në film përfshihen edhe dy hippies, Frederick (Ed Begley Jr) dhe Genevieve (Barbara Hershey), si dhe dy oficerë policie, Pete (Steven Michael Quezada) dhe Gale (Madisen Beaty), të cilët kanë një rëndësi të madhe në këtë narrativë.

Ngjarjet zhvillohen në një zonë rurale në Oregon, ku gruaja (“The Lady”) dhe burri (“The Demon”) përfshihen në një one-night stand dhe më pas, në një përndjekje dhe lojë psikologjike, e cila ndonëse nuk ka një vijë kronologjike, sërish arrin të përcjellë të gjithë emocionet dhe terrorin.  Ajo vret sepse nuk sheh njerëz, thjesht demonë dhe burri në motel është një demon.

“Gjahtari/ja” dhe “viktima” luajnë me role në one-night stand dhe ai pretendon se është një vrasës serial, ndërsa ajo viktima. Të dy, si "Lady", ashtu dhe "Demon" përdorin substanca narkotike. Rolet sadomazokiste shumë shpejt kthehen në realitet dhe më pas, filmi bëhet një kryevepër horrori e kohëve moderne.  

Artikuj të sugjeruar:

REELS

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Anabel's suggestions: The movie you shouldn't miss!

Sugjerimet e Anabel: Filmi që nuk duhet ta humbësh!

We have a suggestion for you that you will see something different: "Strange Darling". A macabre film, which challenges even the concepts of horror, made quite an impression on us, especially due to the fact that it is not a cliché at all, but a very special film.

Sugjerimet e Anabel: Filmi që nuk duhet ta humbësh!

A serial killer who is as terrifying as the crimes she commits brings fear and terror to a film with 6 unrelated chapters.

To be honest, this movie is not for everyone and no, it will not leave you with a good taste, on the contrary, it will shock you.

In each chapter, the viewer is confronted with provocation, with problems related to politics, sex, as well as numerous debates between women and men. In our opinion, this is a very nice homage to the films of the first 50 years, where horror and misogyny are present themes.  

The film begins with the story of a duo played by Kyle Gallner ("The Demon") and Willa Fitzgerald ("The (Electric) Lady"), who gives a fantastic performance. The film also includes two hippies, Frederick (Ed Begley Jr) and Genevieve (Barbara Hershey), as well as two police officers, Pete (Steven Michael Quezada) and Gale (Madisen Beaty), who are of great importance in this narrative.

The events take place in a rural area in Oregon, where the woman ("The Lady") and the man ("The Demon") are involved in a one-night stand and then, in a stalking and psychological game, which although there is no line chronologically, it still manages to convey all the emotions and terror. She kills because she doesn't see people, just demons, and the man in the motel is a demon.

The "hunter" and the "victim" play roles in a one-night stand and he pretends to be a serial killer, while she is the victim. Both "Lady" and "Demon" use narcotic substances. The sado-masochistic roles are quickly turned into reality, and then the film becomes a modern-day horror masterpiece.  

Suggested Articles: