Mendimi se sa shpejt kaloi kjo verë është pothuajse po aq i frikshëm sa të mos kesh një kostum për Halloween këtë vit. Është koha të përgatitësh pamjen tënde për Halloween dhe ja ku i ke ca ide:
Mia Thermopolis nga “The Princess Diaries”
Princesha e Genovias po kalon! Rikrijimi i këtij look-u ikonik nga filmi është po aq i thjeshtë sa të gjesh një fustan të bardhë, të vendosësh syze të zeza dhe sigurisht, të mos harrosh tiarën!
Beetlejuice dhe/ose Lydia Deetz
Adhuruesit e filmave do të pëlqejnë këtë kostum nga Beetlejuice. Mund ta bësh vetëm ose në çift.
Vampir
Ky është një look dedikuar vajzave që adhurojnë “Vampire Diaries”. Nuk të duhet më shumë se një makeup me nuanca të errëta, një veshje krejtësisht e zezë dhe pak gjak artificial për të realizuar një pamje tipike vampiri. Por ajo që e bën të veçantë është padyshim buzëkuqi i kuq i theksuar.
Audrey Hepburn
Kushdo që di qoftë pak rreth pop-kulturës do ta njohë menjëherë këtë kombinim ikonik me fustanin e zi të shkurtër, doreza dhe tiarën yll nga filmi “Breakfast at Tiffany's”.
Shtrigë
Një kostum klasik shtrige nuk del kurrë nga moda. Mund ta krijosh në shumë mënyra të ndryshme!
Artikuj te sugjeruar: