Instagramming

Debatit Deamishel-Luiz sapo iu shtua edhe Egla Ceno: “Sa mirë me qenë mEshkull në vendin tonë”

Shkruar nga Anabel

14 Tetor 2024

Debatit Deamishel-Luiz sapo iu shtua edhe Egla Ceno: “Sa mirë me

Egla Ceno i është bashkuar dramës mes Deamishelit dhe Luizit. Rishtazi, këngëtari ka bërë një reagim pasi Deamishel foli për vendimin e gjykatës së Fierit, e cila vendosi që të dënojë për një periudhë 1-vjeçare Luizin.
 
Egla, përmes një postimi në Instagram, u shpreh:

“Sa mirë me qenë mEshkull në vendin tonë, mund të thuash ç’të të dojë “asllani” dhe nuk të gjykon këmbë robi, përkundrazi, gajasen me “folklorin” shumëngjyrësh”, duke përdorur te fjala "mEshkull" nistoren e Luizit.

“Hajt pra: “Oj lulija jon’, oj lulija jon’, majdanozi bahet me limon, oj me limon”, vijoi ajo.

Debatit Deamishel-Luiz sapo iu shtua edhe Egla Ceno: “Sa mirë me

Për një rifreskim: Deamishel foli për dënimin e Luizit, duke u shprehur: “Thonë shokun zgjidhe më mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Prostitcioni apo falsifikimi.”
 
Pas kësaj, Luizi reagoi, duke thënë: “Po ma kërkon me se s’bën që t’ia këndoj në koncertin e radhës”. Fotoja shoqërohej edhe me këngën “Oj lulija jonë me limona”.
 
Fotoja nuk është më në Instagram-in e Luizit, i cili mesa duket e ka fshirë atë.