Instagramming

Luizi i kthen përgjigje Deamishelit, por pendohet shpejt

Shkruar nga Anabel

14 Tetor 2024

Luizi i kthen përgjigje Deamishelit, por pendohet shpejt

Luizi i ka kthyer një përgjigje të ashpër Deamishelit, pas reagimit që ajo bëri për dënimin e tij me 1 vit burg nga gjykata e Fierit. Luizi postoi një foto në Instastory, ku në sfond shihen ca limona dhe dhëmbët e Deas dhe shkroi:

“Po ma kërkon me se s’bën që t’ia këndoj në koncertin e radhës”. Fotoja shoqërohej edhe me këngën “Oj lulija jonë me limona”.

Fotoja nuk është më në Instagram-in e Luizit, i cili mesa duket e ka fshirë atë.

Luizi i kthen përgjigje Deamishelit, por pendohet shpejt

Luizi riktheu kështu momentin kur në një koncert të tijin, i “dedikoi” Deamishelit këngën në fjalë, duke ndezur polemika dhe reagime të shumta online. Nga ana tjetër, Deamishel, sot foli për dënimin e këngëtarit. Reagimin e saj mund ta lexosh në këtë link.