Duket se Jennifer Lopez është në epokën e dashurisë për veten. Gati dy muaj pas kërkesës për divorc nga Ben Affleck, këngëtarja e "Let's Get Loud", po tregohet e sinqertë pas vendimit ku e “gjithë bota e gjykoi dhe shpërtheu ndaj saj", duke sjellë edhe një këndvështrim tjetër për ndarjen.
"Duhet të jesh e kompletuar, nëse dëshiron diçka më të plotë në jetën tënde," i tha Lopez komedianit Nikki Glaser në një intervistë për “Interview”. "Njeriu duhet të jetë mirë edhe vetëm. Mendova se e kisha mësuar këtë, por nuk ishte e vërtetë. Dhe më pas, këtë verë, më duhej të bindja veten se njeriu duhet të jetë mirë me veten edhe kur është vetëm."
Pa përmendur emrin e Affleck-ut, Lopez shtoi: “Të qenit në një lidhje nuk më përcakton mua për njeriun që jam. Nuk mund të kërkoj lumturinë te njerëzit e tjerë. Unë duhet ta gjej lumturinë si filim brenda vetes.”
Këngëtarja thotë se nuk është duke kërkuar një tjetër lidhje në këto momente dhe po e përqendron të gjithë fokusin dhe energjinë te vetja. "Unë nuk jam duke kërkuar për askënd, sepse gjithçka që kam bërë gjatë 25-30 viteve të fundit kanë qenë situata sfiduese. Pse të mos jem e lirë?” përfundoi ajo.
Por pavarësisht kërkesës për divorc nga Affleck, artistja thotë se nuk është e mërzitur për këtë fakt.
“E di që gjithçka që shkruhet dhe thuhet për mua dhe të gjitha hamendësimet se kush jam unë si person, nuk janë tregues për personin që jam në të vërtetë. Këtë e kam mësuar shumë kohë më parë nga sfidat që më ka dhënë jeta. Familja ime, miqtë, babai im, fëmijët e të gjithë më njohin dhe e dinë se kush jam,” përfundon ajo.
Jennifer nënshkroi divorcin nga Ben më 20 gusht të këtij viti, fiks në përvjetorin e dytë të martesës dhe procedurat e ndarjes vijojnë ende.
Artikuj të sugjeruar:
- Thuhet se çështja e parave po kthehet në problem për divorcin mes Lopez dhe Affleck
- Saga vazhdon! J.Lo sapo në konfuzoi sërish në lidhje me marrëdhënien me Ben
- Pavarësisht divorcit, thuhet se Jennifer dhe Ben kanë ndjenja për njëri-tjetrin
- Khëm-khëm: J.Lo dhe Ben Affleck shfaqen sërish bashkë
- Më fal, çfarë?! J.Lo dhe Ben Affleck shfaqen bashkë, *shumë* të afërt
Burimi: Page Six