Na ndajnë disa orë nga nata e madhe e Eurovizionit, ku mes gjithë vendeve finalistë është dhe vendi ynë.
Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës”, por teksa presim performancën e radhës, ndalojmë pak tek pamja e këngëtares.
Të gjithë elementët që bënë unik imazhin e Jonidës janë konceptuar dhe përdorur, të lidhura ngushtë me këngën dhe imazhin e saj.
Grimi, i realizuar nga Suela Çangu ishte përshtatur me elementet e fustanit dhe sigurisht me stilin dhe tiparet e vetë Jonidës.
“Këtë herë vendosëm të bëjmë këtë make up sepse kënga është e fortë. E njoh shumë mirë portretin e Jonidës dhe e di se çfarë i duhet. Kësaj radhe forcova tiparet e saj, i theksova edhe më ato.
Kënga përmban emocione të fuqishme dhe sigurisht i duhej një portret me tipare që dallohen, që bien në sy. Kështu ajo e përcjell gjithçka që i përgjigjet mesazhit të këngës.”- është shprehur artistja e njohur e make up-it për Anabel.al.
I gjithë grimi ishte fokusuar tek pjesa e syve. Make up-i i pastër dhe njëkohësisht shprehës u përshtat me gjendjen dhe gjithë elementët e tjerë që bëjnë një performancë.
Grimierja, Suela Çangu është artistja e preferuar e make up-it të shumë personazheve të famshëm.
View this post on Instagram
Projekti i saj më i fundit ishte “Love Likes Tirana”, ku u kujdes për flokët dhe grimin e personazheve të serialit.
View this post on Instagram