Aurela Hoxha, 'viktima' e dytë e Kim Kardashian
Kim Kardashian veshi para dy ditësh një body të zi me tyl dhe kushdo që këto kohë vesh tyl, krahasohet me të. Kështu i ndodhi dje Nora Istrefit, që u revoltua në rrjetet sociale duke thënë se nuk kishte si të kopjonte një veshje që Kim-i kishte veshur në një kohë me të (shiko këtu).
Kështu i ndodhi edhe Aurela Hoxhës, e cila postoi një foto ku sipër kostumit të banjos kishte veshur një tyl të zi. Pasi një komentuese e akuzoi se kishte kopjuar Kim Kardashian, Aurela i ktheu menjëherë përgjigje drejtpërdrejtë dhe i shpjegoi që fotoja ishte shkrepur dy ditë më parë.
"Në fakt po të kishe qenë e vëmendshme me historitë që publikoj në Instagram [Instagram Stories], do kishe parë që kjo veshje është e para dy netëve. Koinçidencë me Kim-in!"
Tyli është një ndër tendencat e sezonit të ri; që nga tutu-të e balerinave, tek detajet si mëngët apo lidhëset e këpucëve.
Mos humbisni edhe