Duke qenë se shumica e eklipseve të vitit 2023-2024 kanë ndodhur në shenjën tënde, për ty kjo ka qenë një periudhë tranzicioni dhe me kalime të shumta nga një stil jetese në tjetrin. Eklipset janë dramatike dhe të ndryshojnë jetën në mënyrë të shpejtë, ndaj është mëse e zakonshme që edhe ti të cekesh nga këto ndryshime të mëdha. Përputhja me realitetin e ri mund të ketë qenë e vështirë, por ti ke fituar goxha urtësi, maturi dhe përvoja të reja.
Eklipset ndodhin në çift dy herë në vit dhe deri tani në vitin 2024, kemi pasur një eklips hënor të hënës së plotë në Peshore më 25 mars, i cili theksoi raportin në familje, atë me bashkëshortin/en ose partnerin/en tënd/e. Gjithashtu, këtë vit më 8 prill, pamë një eklips të plotë të Diellit në Dash, i cili vendosi në qendër të vëmendjes dëshirat, nevojat e tua dhe kushtet e reja jetësore, duke sjellë ndryshime të tjera dramatike.
Ky eklips i 8 prillit ishte shumë i fuqishëm. Nëse mendon se ke parë ndryshime të mëdha në jetën personale dhe profesionale, kjo i detyrohet serisë së eklipseve në Dash dhe shenjën tënde të kundërt (Peshore). I pari ndodhi si një eklips diellor në Dash më 19 prill 2023 dhe u pasua nga një eklips diellor në Peshore më 14 tetor 2023. Mund të kujtosh ngjarje të mëdha që ndodhën pak pas këtyre eklipseve. Ndonjëherë mund ta ndiesh fuqinë e një eklipsi një muaj më herët ose më vonë (plus ose minus katër ditë). Shumica e njerëzve e ndiejnë eklipsin në të njëjtën javë që ndodh.
Universi nuk ka përfunduar ende me krijimin e ndryshimeve të nevojshme dhe mundësive që vijnë pas tyre në jetën tënde, kështu që eklipset në Dash dhe Peshore do të vazhdojnë. Një eklips i ri hënor këtë muaj, më 2 tetor, shënoi një kapitull të ri në një marrëdhënie shumë të ngushtë romantike ose bashkëpunuese në biznes. Marsi, sundimtari yt, do të jetë në Gaforre dhe do të punojë kundër eklipsit të ri hënor. Kjo do të thotë që mund të duhet të zgjidhësh mosmarrëveshje mes teje dhe partnerit, të cilat lidhen me një çështje shtëpiake, pronë, ose situatë familjare.
Mund të jetë se partneri yt është kundër rinovimeve që dëshiron të bësh në banesën aktuale, ose një lëvizje që dëshiron të bësh. Në një rast tjetër, mund të jesh duke u martuar dhe ke probleme për të gjetur një vendbanim të ri të përshtatshëm. Megjithatë, nëse ju të dy keni arritur në përfundimin se është koha për të ndarë rrugët, njëri prej jush (ndoshta ti) po mendon për vendin më të mirë ku të jetojë.
Ka arsye për optimizëm, megjithatë, sepse Afërdita në Akrep, duke marrë një pozicion të rëndësishëm në eklipsin e 2 tetorit, do të lidhet me të dashurin e saj Marsin në Gaforre dhe me Saturnin e qëndrueshëm te Peshqit. Kjo nuk do të thotë se një zgjidhje e menjëhershme është e sigurt, por se procesi i mendimit për opsionet e tua, ka të ngjarë të të çojnë në një përgjigje afatgjatë që do të të pëlqejë dhe do të të japë qëndrueshmëri. Nëse të nevojitet një shumë e madhe për të zgjidhur problemin, me Afërditën në shtëpinë tënde të tetë, duket se një kredi bankare, hipotekë ose para familjare janë gati të të jepen, nëse i kërkon.
Afërdita, Marsi dhe Saturni janë në shenja Uji, kështu që në përgjithësi, dashuria dhe ndjenjat e thella emocionale do të mbizotërojnë. Familja jote duket se është plotësisht mbështetëse ndaj nevojave dhe qëndrimit tënd dhe mund të të ofrojë ndihmë. Ky bashkëpunim i shenjave të Ujit gjithashtu do të mprehë instinktet e tua, duke të të lejuar të marrësh vendime përballë disa paqartësive.
Shëno këto data: 8 tetor—një ditë e mirë për pronën, paratë dhe gjithashtu e shkëlqyer për udhëtime dhe pazar—dhe 13 tetor, dita më me fat e muajit, kur Dielli dhe Jupiteri do të jenë në harmoni me njëri-tjetrin.
Ndërsa i afrohesh 17 tetorit, një Hënë e plotë do të shfaqet në Dash, kështu që një çështje shumë e rëndësishme për ty do të arrijë në pikën kulminante. Duket se çështja me të cilën je përballur më parë do të arrijë në pikën e saj më të nxehtë. Mund të jetë se partneri yt do të të bëjë presion të madh për të rënë dakord për një zgjidhje që nuk të pëlqen dhe do të kundërshtosh fuqishëm.
Megjithatë, kjo Hënë e plotë në Dash do të të lejojë të qartësosh në mendjen tënde nevojat dhe dëshirat më të thella. Vendosmëria jote do të jetë e fortë dhe ndërsa ka shumë mundësi që të qëndrosh në pozicionin tënd, kjo nuk përjashton mundësinë që të sugjerosh një kompromis. Askush nuk mund të thotë se si do të shpalosen gjërat, sepse nuk ka fat të paracaktuar në astrologji (ti je ai/ajo që vendos), por do të dish rezultatin brenda katër ditëve nga 17 tetori. Bëhu gati për të nisur bisedime për para pas Hënës së re, më 1 nëntor.
Eklipset janë rikthyer dhe vijnë në çifte, me dy javë diferencë. Përjetove të parin, një eklips hënor, më 17 shtator te Peshqit. Eklispi tjetër ndodhi më 2 tetor në Peshore. Duket se ndryshime po ndodhin në ambientin tënd të përditshëm të punës. Mund të ketë gjasa që vendi yt i punës po zhvendoset në një zyrë të re, ose një nga kolegët e besuar mund të largohet. Ndoshta do të humbasësh një klient, por nëse ndodh kjo, së shpejti do të fitosh një tjetër. Kjo është rrjedha normale e jetës dhe fatmirësisht, ky është një eklips hënor i ri, i njohur për sjelljen e kushteve të reja duke eliminuar situatat e tejkaluara dhe duke sjellë mundësi të reja.
Edhe pse Marsi, planeti i veprimit do të jetë në konflikt me këtë eklips hënor, do të jetë veçanërisht miqësor me Afërditën, që është planeti yt sundues, kështu që lidhja mes tyre në kohën e eklipsit (më 2 tetor) parashikon gjëra të mira që do të dalin në pah. Afërdita dhe Marsi në një lidhje të fortë miqësore është e rëndësishme për një arsye tjetër—Afërdita do të jetë planeti më i spikatur më 2 tetor. Ky është një shenjë e mirë që gjërat do të shkojnë në favorin tënd, edhe nëse fillimisht ndihesh sikur gjithçka po shkon keq. Nuk po shkon gjithçka keq—lëri gjërat të zhvillohen.
Gjithashtu, këto aspekte sugjerojnë që nëse ndien nevojën për një pushim nga të gjitha ndryshimet që po përjeton, mund ta marrësh. Udhëtimet për fundjavë do të jenë një mundësi dhe një mënyrë perfekte për t’u çlodhur. Mund të kesh gjithashtu një dëshirë për të parë motrën, vëllain apo kushëririn tënd dhe do të ishte një kohë ideale për të rifilluar lidhjet. Afërdita dhe Marsi do të lidhen gjithashtu me Saturnin, duke sugjeruar që miqtë që do të të rrethojnë, do të jenë të dobishëm për të zgjidhur çdo dilemë që mund të kesh në mendje. Miqtë do të jenë super të nevojshëm për ty gjatë këtij muaji.
Të gjitha këto elemente do të bashkohen për të të ndihmuar të përballosh presionin në punë, ndërsa kujdesesh njëkohësisht për nevojat e atyre në shtëpi. Si një Dem, je një shenjë fikse, dhe nuk të pëlqen të të mbingarkojnë ndryshime pa paralajmërim, por planetët janë në lëvizje dhe të gjithë duhet të lëvizim me ta gjithashtu. Me kohë mund të kuptosh se ndryshimet do të të sjellin në një vend më të mirë—kjo shpesh ndodh me një eklips—prandaj merr gjithçka me një buzëqeshje dhe qetësi.
Nëse ke nevojë të takosh një klient personalisht, bëje më 8 tetor, kur Afërdita dhe Marsi do të jenë në harmoni ideale. Mund të arrish një marrëveshje dhe të dy do të përfitoni. Dita jote më e mirë e muajit për çdo qëllim, por veçanërisht për të fituar para, do të jetë 13 tetori, kur Jupiteri do të jetë në bashkëpunim me Diellin, duke sjellë kështu një aspekt të madh harmonie. Partneritetet dhe bashkëpunimet sjellin përfitime financiare. Do ta ndiesh këtë aspekt ndërsa i afrohesh kësaj ngjarjeje të rëndësishme.
Do të jetë një muaj i ngarkuar, kështu që me Hënën e plotë më 17 tetor në Dash, do të kërkosh privatësi ose të qëndrosh në shtëpi, duke ulur grilat, fikur telefonin, fjetur më gjatë dhe lexuar libra për disa ditë, ose mund të vendosësh të udhëtosh në një vend privat ku mund të bësh aktivitete individuale, si ecje apo meditim, për të hequr mendjen nga shqetësimet e përditshme.
Kjo hënë e plotë e 17 tetorit mund të zbulojë një sekret që dikush e ka mbajtur prej teje, ose anasjelltas—një që ti ke mbajtur prej të tjerëve. Nëse mendimi që një çështje e fshehtë jote të dalë në dritë dhe të bëhet e njohur nga shumë të tjerë të tmerron, bëj kujdes!
Nëse ndjen nevojën për të takuar një terapist për të folur për një problem ose për t’u çliruar nga një problem që po dëmton trupin tënd, kjo Hënë e plotë e 17 tetorit mund të të japë guximin dhe vendosmërinë për të kërkuar ndihmë. Është një kohë e përsosur për ta bërë këtë.
Tema e bashkimit me një partner në dashuri dhe martesë, ose në biznes, do të dalë në pah sapo të mbarojë tetori, në Hënën e re më 1 nëntor dhe në ditët dhe javët që do ta ndjekin. Kjo Hënë e re, ndryshe nga hënat e reja në Akrep që ke pasur në vitet e fundit, do të jetë kryesisht pozitive.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.