Bardhi ka njoftuar ndjekësit në rrjetet sociale për projektin e tij më të ri muzikor, i cili do të publikohet sot në orën 19:00. Kënga, që pritet të jetë një dedikim i veçantë për vajzën që ai dhe partnerja e tij, Sara Gjordeni, presin të vijë në jetë së shpejti, ka ngjallur mjaft kuriozitet te komentuesit.
Sara, e emocionuar, ka publikuar në profilin e saj një fragment të shkurtër të këngës, duke shoqëruar videon me disa fjalë të ëmbla për Bardhin.
Mirëpo, një detaj i veçantë u zbulua në komentet e këtij postimi. Bardhi la të kuptohet se emri i vajzës së tyre është përmendur në tekstin e këngës.
View this post on Instagram
Sara gjithashtu shkroi: "Gabimi yt më i bukur", duke ngjallur edhe më shumë interes te ndjekësit për emrin e bebushes. Tani na ndajnë vetëm pak orë nga publikimi i këngës që do të zbulojë emrin e vogëlushes së çiftit.
Artikuj të sugjeruar: