Julian Deda, përmes një videoje në Instagram, ka vendosur t’i drejtohet kolegut të tij, Albano Bogdos, lidhur me fjalorin e tij banal. Në video, Juli shkroi: “Dy fjalë për kolegun tim A.B”, duke shkruar kështu nistoret e Albanos, duke mos përmendur direkt emrin e tij.
“Kam parë shumë video virale të bëra kohët e fundit, ku në qendër të videove është kolegu im, i cili ka bërë humor. Me thënë të vërtetën, më ka ardhur keq që e kam parë duke përdorur atë fjalor. Jo se unë jam ëngjëll në të folur, por ka një gjë, ekrani në përgjithësi ka një lloj etike. E kërkon një lloj etike, për të cilën unë tregoj kujdes”, tha Juli.
Më tej, shtoi:
“Nuk jam kundër përmendjes së disa fjalëve tek-tuk, aty ku shkon, rri fiks, por nëse bëhet qëllim në vetvete nuk është më art. Prandaj, them që duhet të kemi shumë kujdes!”, duke shtuar se Albano është shumë i talentuar: “Unë personin në fjalë e kam pasur koleg dhe e kam koleg, është shumë i talentuar, por kur e shikoj në këto lloj rrethanash them pse, arsyet pse është në këtë gjendjeje”.
Juli tha gjithashtu:
“Ti vëlla, nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli sepse ti ke talent. E ke fituar publikun me talentin dhe humorin tënd. E kuptoj kur je nëpër lokale, ose ambiente më intime, por në televizion ka etikë, aq më tepër (duhet pasur parasysh) orari kur transmetohet”.
@juldeda_ Me shume dashamiresi...!
? original sound - Jul Deda
Albano ka qenë rishtazi i ftuar në shumë intervista, ku nuk e ka kursyer ndonjë fjalë të tepruar. Dukshëm, këto intervista i paskan vrarë veshin Julit, i cili me thënë të drejtën, mund t’ia kishte dhënë këshillën dashamirëse në telefon Albanos, por që nejse, si do e merrnim vesh ne ndryshe mendimin e Julit?
Artikuj të sugjeruar:
- Albano Bogdo mund të ishte pjesë e “BBVA 2”, por për një arsye të fortë e refuzoi ftesën
- Albano Bogdo rrëfehet për raportet romantike (dhe veprimet e pahijshme)
- Albano Bogdo flet për deklaratën ofenduese ndaj Beatrix (& Alban Ramosajt)
- Albano Bogdo thotë se lavdia e futbollit shqiptar është ‘idiotësi’ dhe Sylvinho ‘nuk ka eksperiencë’