Metropolitan

U aludua se u injorua nga Rihanna: Reagon Naomi Campbell

U aludua se u injorua nga Rihanna: Reagon Naomi Campbell
FOTO: Victor VIRGILE/Gamma-Rapho via Getty, Dave Benett/Getty

Supermodelja Naomi Campbell duket se nuk i ka marrë me shumë sportivitet thashethemet mbi dramën e pretenduar nga ndjekësit mes saj dhe Rihanna-s.

"Unë nuk do ta lejoj botën që të vendosë dy gra me ngjyrë kundër njëra-tjetrës. Ne jemi dy zonja, mbi të gjitha nëna me fëmijë dhe unë nuk mund ta pranoj këtë,” u shpreh Campbell në një intervistë për “The New York Times”.

Ju rikujtojmë se videoja u bë virale muajin e kaluar, ky dy gratë e famshme ishin të pranishme në sfilatën e Alaïa Winter për koleksionin e ri pranverë-verë 2025 në New York.

Në video, shihet Rihanna e veshur me një fustan rrjetë të mbuluar me kristale që takohet me ish-kryeredaktorin e “Vogue”, Edward Enninful përpara se të ecë dhe të injorojë plotësisht supermodelen Campbell, e cila gjithashtu ishte e ulur në rreshtin e parë, bashkë me stilistin Law Roach.

Teoritë e ndjekësve shkuan përtej këtij momenti duke e cilësuar raportin mes të dyjave si "të shkatërruar", për shkak të miliarderit Hassan Jameel. "Shkak do jetë ish-i dashuri i Riri-t"; "Kështu është kur nuk respekton kodin e gocave"; "Jam e bindur që e ka inat prej Hassan Jameel" ishin disa nga komentet.

Rihanna ka qenë e lidhur me Jameel në vitin 2017, ndërsa një vit më vonë ai dhe Campbell u shfaqën bashkë ne Festivalin “Summer Time” në Londër, por romanca e tyre nuk u konfirmua kurrë.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: People 

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

Naomi Campbell reacts to the video where she appeared to ignore Rihanna

U aludua se u injorua nga Rihanna: Reagon Naomi Campbell
FOTO: Victor VIRGILE/Gamma-Rapho via Getty, Dave Benett/Getty

The supermodel doesn't seem to have taken the rumors of the drama alleged by followers between her and Rihanna very lightly.

"I will not allow the world to pit two black women against each other," she said. "We are two ladies, above all mothers with children, and I cannot accept that," said Campbell in an interview with "The New York Times."

We remind you that the video went viral last month, these two famous women were present at the Alaïa Winter fashion show for the new spring 2025 collection in New York.

In the video, Rihanna is seen wearing a crystal-encrusted mesh dress meeting with former Vogue editor-in-chief Edward Enninful before walking up and completely ignoring supermodel Campbell, who was also seated in the front row. together with designer Law Roach.

Followers' theories went beyond this moment by labeling the relationship between the two as broken, due to billionaire Hassan Jameel. "The cause will be Riri's ex-boyfriend"; "This is what it's like when you don't respect the oyster code"; "I'm sure he's mad at Hassan Jameel" were some of the comments.

Rihanna was linked to Jameel in 2017, while a year later he and Campbell appeared together at the Summer Time Festival in London, but their romance was never confirmed.

Suggested Articles: 

 

Source: People