Sean “Diddy” Combs nuk është më nën vëzhgim pasi rrezikonte të kryente vetëvrasje. Tanimë, gjendja e tij mendore ka ndryshuar dhe sipas avokatit të tij, është i fortë dhe i përqendruar.
Një prej avokatëve është shprehur për “People” se reperi është i përqendruar në mbrojtjen e tij dhe se po përgatitet për gjyqin që do të zhvillohet.
Reperi ishte vendosur nën vëzhgim, pasi gjyqtarët nuk pranuan deklaratën e tij dhe të palës mbrojtëse se është i pafajshëm për akuzat që i janë bërë. “Diddy” akuzohet për prostitucion, trafikim, përdhunim, dhunë seksuale dhe psikologjike nga disa persona. Ndër akuzat më të famshme është ajo e Casandra Ventura, e njohur si “Cassie”, e cila ka qenë për 10 vjet e lidhur me reperin e famshëm.
Combs, 54 vjeç, u arrestua pas një hetimi të gjatë, i cili vijon ende të kryhet. Arrestimi i tij erdhi pasi i bastisën shtëpitë në Miami dhe Los Angeles, ku u gjetën edhe 1,000 shishe me vaj bebi.
Artikuj të sugjeruar:
- Çështja e “Diddy-t”: Interneti nuk po përmbahet as ndaj Jay Z dhe Beyoncé
- Puna e shumë viteve: 50 Cent do të sjellë një dokumentar për çështjen e “Diddy-t”
- Avokati i “Diddy-t” ‘shpjegon’ pse reperi kishte në shtëpi *1,000 shishe me vaj bebi*
- Fëmijët e “Diddy-t” reagojnë pas teorive konspirative që qarkullojnë në rrjet
- Çështja tronditëse e reperit “Diddy”: Ja ç’duhet të dish