Showbiz dhe TV

Ilnisa flet për marrëdhënien me Meritonin, “aksidentin” dhe planet për të ardhmen

Shkruar nga Anabel

30 Shtator 2024

Ilnisa flet për marrëdhënien me Meritonin,

Ilnisa Agolli, e ftuar në “E diela jonë”, foli për shumëçka, duke nisur nga marrëdhënia e saj me Meriton Mjekiqin, raportin e këtij të fundit me vajzën e saj, Anaisin, si dhe planet për të ardhmen.

Ilnisa flet për marrëdhënien me Meritonin,

Gazetarja u shpreh se “e kishte mbyllur me dashurinë” dhe se para se të hynte në “BBVA 3”, i tha së bijës:

“Shiko, do bëj një udhëtim. Nëse do ta kthejnë nga udhëtimi, ti mos u mërzit. Do presim dy bileta dhe do ikim fare nga Shqipëria”.

“Vura një bast me veten. Le të ndodhë gjithçka! Dhe në fakt, ndodhi ajo që nuk prisja: Dashuria”, vijoi ajo, duke shtuar se nuk donte t’i zhgënjente familjarët dhe se ata duke e njohur Ilnisën, kurrë nuk e mendonin se ajo do të lidhej brenda shtëpisë së famshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ilnisa Agolli (@ilnisa.agolli)

Ajo tha se me Meritonin po bashkëjetojnë, se ka projekte të mëdha dhe janë aq të zënë sa nuk u intereson se ç'bëhet përreth:

“Më beso, nuk kemi kohë të shohim se ç’bëhet vërdallë. Unë një xhiro e bëj në Instagram dhe shoh ato që shkruhen për mua. Kur dëgjoj ndonjë deklaratë të ndonjë ‘zero me xhufkë’, zgjedh të hesht. Nuk ka përgjigje më të mirë se sa heshtja”.

Ilnisa ceku edhe për lajmin e rremë për aksidentin e Meritonit:

“Besoj që reagimi im nuk ka rënë në vesh të shurdhër, pasi duhet të kemi shumë kujdes me atë që shkruajmë dhe me atë që shesim. Duke ditur se në kohët e fundit gjithçka ka një centrifugë të përpejshtuar lajmit të rremë”.

Ajo u shpreh se ata ishin në shtëpi kur lajmi mori dhenë: “Ne ishim në shtëpi dhe befas dëgjuam një trokitje që po shpërthente në një zhurmë ekstreme. Ishte Kevi, im vëlla, shumë i shqetësuar. Kishte shumë telefonata nga familja e tij”.

Më tej, sqaroi edhe teoritë që gëluan se Meritoni e bëri këtë për të bërë bujë për emisionin e tij. Ilnisa u shpreh se kjo nuk do të kishte asnjë dobi dhe se ata nuk do të bënin kurrë diçka të tillë.

Por, sa u përket lajmeve të bukura, Ilnisa foli edhe për planet për një bebush.

“Për momentin, të mbyllim gjërat që kemi nisur. Nëse një engjëll zbret nga qielli, do të ketë të gjithë dashurinë e botës”.

Ajo tregoi mes të tjerash se si është marrëdhënia e Meritonit, partnerit të saj me Anaisin, e bija e gazetares. Ilnisa u shpreh se takimi i tyre i parë shkoi shumë mirë, ashtu siç ajo e kishte pritur dhe menduar.

Ilnisa flet për marrëdhënien me Meritonin,

“Ky ka qenë takimi i tyre i parë. Këta janë shumë shokë, bëjnë shumë gjëra që unë bëhem me nerva, bëjnë shumë lojëra. Anaisi është shumë e mirë, është një dritë. Takimi i tyre ishte siç e kisha pritur, i ëmbël, i qetë. E rëndësishme është që ka dashuri shumë në familjen tonë”- u shpreh Ilnisa.

Ajo vazhdoi se nuk ka pasur një takim me familjarët e Meritonit, por vera ka qenë intensive për atë që pritet të vijë, referuar projektit të ri. Ajo dha disa detaje për projektet e reja. “Secili është vetëm, në shtëpi bashkë”, u shpreh gazetarja.