Fashion & Beauty

Transformojmë garderobën: Elementet MUST për vjeshtën janë këto!

Transformojmë garderobën: Elementet MUST për vjeshtën

Vërtet plazhi mbaroi, por s’mund ta mohoni që vjeshta vjen me emocione të reja! Temperaturat po ulen dhe të gjithë ne kemi më shumë mundësi të shprehim lirisht stilin tonë në të veshur.
Nëse ende jeni duke menduar për blerjet e sezonit të ri, mos e bëni pa lexuar më parë këtë artikull. Mbase ju duhen shumë pak elemente për ta transformuar garderobën vjeshtake.

Pantallonat treçerekshe

Përfitojmë ende nga moti favorizues dhe veshim pantallonat më stil të sezonit me një nga pulovrat e holla të vjeshtës apo trikon që aq shumë po prisnit ta rivishnit. Perfekte për zyrë si dhe për aperitivin e pasdites. Dukeni chic, stil dhe aspak bazike edhe pa u munduar shumë.

Transformojmë garderobën: Elementet MUST për vjeshtën

2. Këmishë e bardhë, rrip lëkure

Me një veshje të tillë nuk gabon kurrë. Po ju imagjinojmë teksa një dorë e keni në xhep, në dorën tjetër keni IQOS-in nëse jeni përdorues(sepse hello, stinë e re, zakone të vjetra të kaluara në më të mira) dhe në sfond po dëgjoni blues…

Transformojmë garderobën: Elementet MUST për vjeshtën

3. Balerinat

Këtë vjeshtë kryefjala janë këpucët e sheshta ose siç i njohim ndryshe- balerinat e famshme. Mund të jenë rrjetë, me gura, lëkurë dhe forma të ndryshme gjeometrike. Mjafton t’i kombinoni e t’i përshtasni siç i ka hije.

Transformojmë garderobën: Elementet MUST për vjeshtën

4. Kjo ngjyrë!

Asgjë s’e mund ngjyrën vishnje këtë vjeshtë. Një fund, çantë apo një pardesy në këtë ngjyrë me kaq karakter do t’ju bëjë të dukeni krejt e veçantë.

Transformojmë garderobën: Elementet MUST për vjeshtën

5.Trikot

Një triko kashmiri apo me jakë të madhe do ta ndryshonte dhe veshjen më të thjeshtë. Eshtë nga elementët më MUST të vjeshtës prandaj, mos ju ndani.

Transformojmë garderobën: Elementet MUST për vjeshtën

- Artikull promovues

REELS

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.