Metropolitan

Çështja e “Diddy-t”: Interneti nuk po përmbahet as ndaj Jay Z dhe Beyoncé

Çështja e “Diddy-t”: Interneti nuk po përmbahet as 

Çështja e “Diddy-t” e ka çuar internetin në një spirale të pafundme teorish konspirative, në detaje shokuese dhe sigurisht, lidhje të reperit “Diddy” me figura të tjera shumë të njohura. Rishtazi, nëpër rrjetet sociale, Beyoncé po merr një urrejtje të paparë, pasi akuzohet nga njerëzit se “heq qafe personat që janë më të famshëm dhe talentuar se ajo”.
 
Shembujt për këtë? Aaliyah, Left Eye, Michael Jackson etj. Ndërsa për “Diddy-n” ekziston akuza se ka vrarë Tupac.
 
Njerëzit kanë nisur të gjejnë “kuptim” në shumë gjëra, duke përfshirë edhe në albumin e Bey, “4” dhe në atë të Jay Z, “4:44”. Interneti e ka lidhur këtë me ditëlindjet e Sean “Diddy” Combs (4 nëntor); me atë të Beyoncé (4 shtator) dhe të Jay Z (4 dhjetor). Aaliyah, Lef Eye dhe Michael Jackson kanë ndërruar jetë në datën 25.

Deri më tani, teoritë e konspiracionit kanë shkuar deri aty sa pretendohet se edhe personat e famshëm e dinë shumë mirë lidhjen e Beyoncé me “Diddy-n”. Disa pretendojnë se kur Kanye West u ngjit në skenë për t’i thënë Taylor Swift se çmimin e meritonte Beyoncé, e bëri të gjithën për ta mbrojtur atë.

Në vitin 2009, Tay mori çmimin “Videoja më e mirë nga një artiste grua”, por Kanye u ngjit në skenë dhe tha se në fakt, “Beyoncé kishte një ndër videot më të mira të të gjitha kohërave”, referuar asaj të “Single Ladies”.

Çështja e “Diddy-t”: Interneti nuk po përmbahet as
 
Më tej, edhe kur Adele e ndau trofeun e saj Grammy në dy pjesë, kur fitoi “Albumin e Vitit”. Sipas saj, në skenë duhet të ngjitej Beyoncé dhe se ishte momenti i saj.

Çështja e “Diddy-t”: Interneti nuk po përmbahet as
 
Njerëzit pretendojnë se Kanye dhe Adele e kanë bërë këtë vetëm për t’i dhënë famën që do Beyoncé-s dhe për të zvogëluar famën e artisteve të tjera.
 
Kudo në rrjet kanë gëluar këto teori, të cilat kanë ‘rastësi’ të çuditshme. Menjëherë njerëzit kanë “ndërruar pllakën” për mendimin e tyre për Kanye-n, duke thënë se ai është përpjekur të na paralajmërojë, sidomos te kënga “Famous”, ku në një krevat gjigant të bardhë janë ‘klonët’ e VIP-ave të ndryshëm. Sipas njerëzve, kjo është referencë për festat e çmendura të “Diddy-t”.

Gjithashtu, njerëzit po gjejnë kuptim edhe në këngën e J.Cole, "She Knows", duke u shprehur: "She - Sean "Diddy" Combs; Knows - Mbiemri i Beyoncé-s, Knowles". Ata shprehen se J.Cole ka thënë "sapo të vdes", sepse e ka ditur se P.Diddy do e përndiqte për nxjerrjen e sekretit.

Nga ana tjetër, thuhet se Bey dhe Jay do të fundosen së bashku me “Diddy-n” dhe se industria e muzikës dhe ndikimi i jashtëzakonshëm që ata kanë po ekspozohet.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

The Diddy Case: The Internet isn't holding back on Jay Z and Beyoncé either

Çështja e “Diddy-t”: Interneti nuk po përmbahet as 

The case of "Diddy" has led the Internet to an endless spiral of conspiracy theories, in shocking details and of course, connections of the rapper "Diddy" with other very popular figures. Recently, on social networks, Beyoncé is receiving unprecedented hate, as people accuse her of "getting rid of people who are more famous and talented than her."
 
Examples for this? Aaliyah, Left Eye, Michael Jackson and more. While "Diddy" is accused of killing Tupac.
 
People have begun to find "meaning" in many things, including Bey's album 4 and Jay Z's 4:44. The Internet has linked this to the birthdays of Sean "Diddy" Combs (November 4); with that of Beyoncé (September 4) and Jay Z (December 4). Aaliyah, Lef Eye and Michael Jackson passed away on the 25th.

So far, conspiracy theories have gone so far as to claim that celebrities are well aware of Beyoncé's relationship with Diddy. Some claim that when Kanye West took the stage to tell Taylor Swift that Beyoncé deserved the award, he went out of his way to protect her.

In 2009, Tay took home the award for "Best Video by a Female Artist," but Kanye took the stage and said that, in fact, "Beyoncé had one of the best videos of all time," referring to her "Single Ladies".

Çështja e “Diddy-t”: Interneti nuk po përmbahet as
 
Further, even when Adele split her Grammy trophy in two, when she won "Album of the Year". According to her, Beyoncé should go on stage and that it was her moment.

Çështja e “Diddy-t”: Interneti nuk po përmbahet as
 
People claim that Kanye and Adele only did this to give Beyoncé the fame she wants and diminish the fame of other artists.
 
These theories, which have strange 'coincidences', have been floating around the web. Immediately people "turned the tables" on their opinion of Kanye, saying that he tried to warn us, especially in the song "Famous", where there are "clones" of various VIPs on a giant white bed . According to people, this is a reference to Diddy's crazy parties.

Also, people are finding meaning in J.Cole's song, "She Knows," saying, "She - Sean "Diddy" Combs; Knows - Beyoncé's last name, Knowles." They say that J.Cole said "as soon as I die", because he knew that P.Diddy would pursue him for revealing the secret.

On the other hand, it is said that Bey and Jay will sink along with "Diddy" and that the music industry and the immense influence they have is being exposed.

Suggested articles: