Rasti më i ri brutal që ka fiksuar internetin është ky:
Një grua e famshme në Zvicër, për shkak se ka marrë pjesë në garën e bukurisë dhe është shpallur finaliste e Miss Zvicra 2007, është vrarë në mënyrë makabre nga i shoqi, 42 vjeç.
Kristina Joksimovic, 38 vjeç, ka gjetur vdekjen në shkurt të këtij viti në Binningen, një zonë që ndodhet vetëm disa minuta larg Baselit.
Autoritetet nuk e identifikuan me emër të plotë gruan, por vetëm me nistoret K.J. Më pas, media lokale “20 min” u shpreh se bëhet fjalë pikërisht për 38-vjeçaren.
I shoqi, i cili identifikohet si Thomas, i tha policisë se ai e kishte gjetur të vdekur Joksimovic në fund të shkallëve dhe ishte panikosur. Por, pas disa kohësh e pranoi krimin dhe tha se ai e kishte vrarë “për vetëmbrojtje”.
Në autopsinë e bërë mbi pjesën e mbetur të trupit të së ndjerës, rezultoi se në vende të ndryshme të trupit, Thomas kishte përdorur sharrë dhe më pas, e kishte prerë me mjete kopshtarie. Disa nga pjesët e trupit, ai i kishte kaluar në blender dhe për t’i zhdukur, kishte përdorur një kimikat. Rezultatet e autopsisë, dukshëm, nuk përputhen me dëshminë e burrit.
Joksimovic dhe Thomas kishin 2 fëmijë. Për burrin ende nuk është ngritur një akuzë dhe ai gjendet në paraburgim, ndërsa shumë detaje mbi çështjen janë ende të paqarta.