Gigi Buffon dhe Ilaria D’Amico kurorëzuan dashurinë e tyre në një damsë të bukur, ku dhanë betimet për dashurinë e përjetshme para rreth 250 të ftuarve.
Ata patën një ceremoni madhështore, por edhe private, në Lucca, në një vilë që daton që prej shekullit të 16-të dhe me pamje spektakolare nga kodrat e zonës.
View this post on Instagram
Gigi dhe Ilaria u takuan vite më parë, gjate një eventi bamirësie.
Ai veshi një kostum elegant të krijuar nga Armani, ndërsa D’Amico zgjodhi një fustan me detaje dantelle dhe me shpatulla të zbuluara. Në dasmën e tyre ishin të ftuar njerëz të njohur si: Monica Bellucci dhe Tim Burton, Benedetta Parodi, Giada Curti, Bonucci, Luciano Spalletti, Giorgio Chiellini etj.
Përpos ceremonisë, për Gigi-n erdhi edhe një dhuratë speciale: Louis, i biri i tij, i cili luan me ekipin e të rinjve të Pizës, shënoi 2 gola kundrejt Salernitana.