Celebrity

Pamela Anderson flet për jetën si beqare: “Jam në rregull me të qenit vetëm”

Shkruar nga Anabel

28 Shtator 2024

Pamela Anderson flet për jetën si beqare: “Jam në rregull
FOTO: GETTY IMAGES

Pamela Anderson ka folur për jetën e saj si një grua beqare, e cila nuk e ka aspak problem të jetë single.

“Ndihem kaq e bekuar dhe me fat që kam mundësi të bëj jetën që gjithnjë kam dëshiruar,” tha Pamela Anderson në një intervistë për “Life & Style”.  

E zhvendosur prej shumë vitesh në Kanada, në një ishull pranë Vankuver-it, që ka qenë vendlindja e artistes, Pamela thotë se ndihet shumë e qetë larg zhurmës së metropoleve dhe thashethemeve të njerëzve.

Jeta e saj private ka qenë shpesh në foksus të mediave, sidomos pas martesave dhe ndarjeve të bujshme. E divorcuar gjashtë herë, Pamela thotë se ka kaluar një vit që kur ka përjetuar një lidhje serioze me bashkëshortin e saj i fundit, Dan Hayhurst, me të cilin ajo u nda pas një viti martesë.

“Pas kaq shumë marrëdhëniesh të stuhishme dashurie, unë jam në rregull me të qenit vetëm. Kam një raport shumë të mirë me veten dhe po i përkushtohem plotësisht qetësisë së brendshme,” shton Anderson.

Duket se dy burrat më të rëndësishëm në jetën e Pam janë dy djemtë e saj Brandon  dhe Dylan, për të cilët ajo synon që t’i bëjë krenarë çdo ditë të jetës së tyre.

Anderson ka qenë e martuar me bateristin e “Mötley Crüe”, Tommy Lee nga viti 1995 deri në vitin 1998 kur edhe u divorcuan.

Ata kanë dy djem së bashku, Brandon Thomas dhe Dylan Jagger. Aktorja më vonë u martua dhe u divorcua me Kid Rock në vitin 2006. Më pas ajo u martua dhe u divorcua me producentin Rick Solomon dy herë në 2007 dhe 2013. Të dyja martesat me Solomon-in morën fund në më pak se një vit. Ajo gjithashtu u nda nga producenti Jon Peters në vitin 2020, por sqaroi se ata nuk ishin martuar kurrë ligjërisht, pavarësisht se kishin pasur një ceremoni martese.

Pamela Anderson flet për jetën si beqare: “Jam në rregull
FOTO: HEATHER ROSS

Artikuj të sugjeruar: