Promo

S’do shkosh në plazh? 5 mënyra si të kalosh një fundjavë të lezetshme

S’do shkosh në plazh? 5 mënyra si të kalosh një
TOPTANI

Jo çdo fundjavë është për plazh. E as për mal. Ndonjëherë thjesht do të qëndrosh në qytet, të mos ngasësh makinën për orë të tëra dhe të mos marrësh rrezik mbi supe për të bërë gati valixhen. Por edhe qëndrimi në shtëpi nuk do të thotë fundjavë e humbur. Ja 5 mënyra për ta shijuar pa lëvizur larg:

1. Shko në një vend ku s’ke qenë kurrë (në qytetin tënd)

S’do shkosh në plazh? 5 mënyra si të kalosh një

Një galeri arti, një kafene në një lagje tjetër, një rrugicë që gjithmonë ke menduar “duhet të vij ndonjëherë këtu”. Ndonjëherë është bukur të ndjehesh si turist/e në qytetin tënd.

2. Zgjohu pa alarm dhe bëj mëngjes si në Pinterest

S’do shkosh në plazh? 5 mënyra si të kalosh një

E dimë, tingëllon klishe. Por një mëngjes i ngadaltë, me kafe të bërë vetë, vezë të skuqura me kujdes, pak lëng frutash dhe ndonjë serial, është terapi më vete. Vendosni një muzikë në sfond dhe shijojeni.

3. Shopping, ushqim, teknologji - të gjitha në 1

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Toptani (@toptanishoppingcenter)

Nëse doni të mos qëndroni në shtëpi, mund të shkoni diku për shopping, të pini një kafe a të konsumoni një brunch dhe jo vetëm. Për shembull, pa dalë fare nga qyteti, mund të shkoni te Toptani. Modë, teknologji, argëtim dhe stili – të gjitha bashkë. Aty duket si një mikrokozmos i jetës urbane ku çdo kat, çdo dritare dhe çdo hyrje fsheh diçka që nuk e prisje – një surprizë teknologjike, një trend që s’e kishe parë më parë, apo një ndjesi e re që s’ka lidhje vetëm me shopping. Dhe, pa e kuptuar, ndryshon dita.

S’do shkosh në plazh? 5 mënyra si të kalosh një

4. Bëj një mini detox dixhital për 6 orë (po, edhe Instagrami përfshihet)

S’do shkosh në plazh? 5 mënyra si të kalosh një

Fike telefonin. Fike. Merr një libër, një revistë, gatuaj diçka, rregullo dollapin, shëtit pa postuar në Story. Bëj pak detoks nga njerëzit që s’i ke takuar kurrë, por i njeh më mirë se kushërinjtë.

5. Kaloni një mbrëmje me shoqërinë – por me temë

S’do shkosh në plazh? 5 mënyra si të kalosh një

Në vend të darkave klasike me “çfarë t’hamë sonte?”, bëjeni pak më interesante: darkë me temë italiane ku secili sjell një pjate, ose një mbrëmje me filma që i keni parë 100 herë, por gjithsesi nuk lodheni kurrë. Ose një festë ku duhet të visheni çuditshëm. Jo gjithmonë nevojitet një rooftop i shtrenjtë për t’u ndjerë mirë – ndonjëherë është thjesht vera në gotë plastike dhe një mik që s’të gjykon për pizhamet.

S’do shkosh në plazh? 5 mënyra si të kalosh një

REELS

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎