Fashion & Beauty

Ti s’e ke idenë sa e thjeshtë është të kesh një ditë spa me fëmijët, njësoj si Khloé Kardashian

Ti s’e ke idenë sa e thjeshtë është të kesh

Khloé Kardashian, vajza e saj True dhe mbesa, Chicago, i kanë dedikuar një ditë relaksit dhe kanë bërë një spa në shtëpi. “Dita spa me Chicago dhe True”, shkroi Khloé në përshkrimin në Snapchat dhe dukej një ditë e përsosur, e kaluar me vajzat.

Ti s’e ke idenë sa e thjeshtë është të kesh

Me maska fytyre ngjyrë rozë, pizhame matchy-matchy dhe një rreth të butë në kokë, gocat kaluan një ditë fantastike (nisur nga buzëqeshjet e tyre vesh më vesh) dheee mund të të themi se është super e thjeshtë që ta bësh edhe ti një ditë po kaq të lezetshme me fëmijët.

Ti s’e ke idenë sa e thjeshtë është të kesh

Si? Ja, të tregojmë ne!

Përgatit atmosferën

Ti s’e ke idenë sa e thjeshtë është të kesh

Ul ndriçimin ose përdor drita specifike me tone të qeta, të cilat e bëjnë atmosferën edhe më qetësuese. Ca qirinj aromatikë, një muzikë e qetë, headbands dhe ja, fëmijët e kuptuan që do të kalojnë një ditë unike.

Pizhamet dhe maskat

Pizhamet, mundësisht matchy-matchy, maska specifike për fytyrën, sytë dhe buzët janë një super alternativë. Khloé ka përdorur maskën ‘Rosy Cheeks’, me një teksturë të butë, e cila e lë fytyrën plot shkëlqim.

Ti s’e ke idenë sa e thjeshtë është të kesh

Këshillë ekstra: Me një furçë specifike, përhapet edhe më mirë!

Koha për masazh!

Ç’do ishte një ditë spa pa një masazh relaksues dhe të këndshëm? Masazhi i jep kuptim qetësimit, ndaj sigurisht që duhet t’i japësh rëndësinë e duhur. Ne të sugjerojmë ‘Each Peach’, një super vaj masazhi, me aromë të ëmbël pjeshke. Kujdes se mos tundohesh nga gjumi!

Ti s’e ke idenë sa e thjeshtë është të kesh

Bëj gati vaskën!

Kështu, do ta bësh edhe më interesante momentin e larjes! Një bath bomb me ngjyra interesante si 'Peachy' dhe/ose ‘Tisty Tosty’, bulëza dhe shumë qejf do ta bëjnë këtë ditë të paharrueshme!

Ti s’e ke idenë sa e thjeshtë është të kesh

Ku t’i gjesh të gjitha?Lush! Porositi online produktet, ose shko në dyqanet fizike, për të përzgjedhur mes pafundësisë së alternativave që do shohësh. Që të mos na thuash që nuk të thamë: Ke edhe një koleksion për Halloween!

Tani e ke vetë në dorë të përjetosh një kohë të këndshme dhe cilësore me fëmijët!

REELS

Nisja dhe vëre në sedër 🤨

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.