Metropolitan

Shpenzoi paratë e bamirësisë për cigare dhe trajtime: Naomi Campbell përballet me kritika

Shpenzoi paratë e bamirësisë për cigare dhe trajtime: Naomi

Naomi Campbell është përballur me kritika të shumta, për shkak se ka përdorur paratë e fondacionit të bamirësisë “Fashion For Relief” për të qëndruar në hotele të shtrenjta, trajtime spa, cigare etj.

Një hetim i fshehtë kundrejt fondeve të bamirësisë, i cili u përmbyll në mars, zbuloi se paratë e mbledhura për bamirësi gjatë dekadës së fundit, janë keqpërdorur. Nisur nga kjo, fondacioni e ka përjashtuar supermodelen nga roli i saj për 5 vite.

Sipas hetimit, mijëra dollarë janë shpenzuar nga 54-vjeçarja për qëndrimet e saj në hotelet e shtrenjta, trajtimet në spa, sigurinë personale, cigare e shumë të tjera. Gjithashtu, u zbulua se edhe Bianka Hellmich, pjesë e fondacionit gjithashtu, ka marrë para në mënyrë të pautorizuar. Hellmich është përjashtuar nga roli i saj në fondacion për 9 vite.

Naomi u përball me kritika të shumta nga njerëzit në internet: “E kam ditur gjithmonë që ky fondacion ka diçka të mbrapshtë”; “Ok, por paratë e bamirësisë? Seriozisht?”; “Naomi, çfarë përbindëshi je!”, ishin disa nga komentet.

Campbell, nga ana tjetër, ka krijuar edhe organizatën “We Love Brazil” dhe u shpreh se puna e Nelson Mandela-s ishte frymëzimi i saj. “Fashion For Relief” i kushtohet përmirësimit të jetës së njerëzve, duke bashkuar dhe përdorur fuqinë e industrisë së modës për qëllime të mira”, u shpreh ajo.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Vlerësojini gratë sa i keni në këtë jetë.

S’kisha lekë për terapi dhe

😂😂😂

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.