Kinema & TV

Puna e shumë viteve: 50 Cent do të sjellë një dokumentar për çështjen e “Diddy-t”

Shkruar nga Anabel

26 Shtator 2024

Puna e shumë viteve: 50 Cent do të sjellë një dokumentar

Netflix ka blerë të drejtat e një seriali ku do të tregohet çështja tronditëse e “Diddy-t”, përfshirë akuzat për trafikim seksual, dhunën seksuale dhe abuzimin që ai ka bërë ndër vite. Seriali “Diddy Do It?” do të vijë nga reperi 50 Cent, emri i vërtetë i së cilit është Curtis Jackson.

“Kjo është një histori me një ndikim të rëndësishëm në aspektin njerëzor. Është një narrativë e ndërlikuar e cila përfshin dekada, jo thjesht nga titujt e lajmeve apo videot që janë parë deri tani”, u shpreh 50 Cent në një deklaratë me “Variety”.

Ai tha se prej vitesh ka punuar për një serial të tillë. Për transmetimin e tij është bërë një luftë e madhe mes platformave, por betejën e ka fituar Netflix.

“Ndërsa akuzat janë shqetësuese, ne theksojmë se duhte ta kujtojmë që historia e Sean Combs nuk është e gjithë hip-hop dhe kulturë së tij. Ne synojmë të garantojmë se veprimet e një individi nuk prekin të gjithë kulturën dhe kontributin e gjerë”.

50 Cent do të prodhojë serialin përmes “G-Unit Film & Television”, “House of Nonfiction” dhe “Texas Crew Productions”.

Artikuj të sugjeruar: