Marka e Jennifer Lopez, Jlo Beauty, publikoi një seri me foto, përfshirë edhe një selfie të Jen, e cila kishte vendosur një varëse me emrin e aktorit Ben Affleck, i cili përkon të jetë edhe ish-bashkëshorti i saj.
“BEN” shkruhej në varësen në ngjyrë të argjendtë dhe menjëherë njerëzit e vunë re. Jen e publikoi foton edhe në Instastory, por nisur nga komentet e fshiu direkt.
Tani, një pamje të qartë të kësaj varëseje mund ta shohim në postimet e hershme të këngëtares në Instagram.
View this post on Instagram
Sipas “Daily Mail”, Jlo Beauty e postoi gabimisht foton që bëri namin në rrjet, duke marrë parasysh që u fshi direkt nga llogaritë e markës dhe nga vetë këngëtarja. Megjithatë, nuk dihet se kur Jen e ka shkrepur foton. Ka zëra se thonë se ata mund të jenë rikthyer, por duan që ky moment të jetë privat për ta; të tjera thashetheme shprehen se është thjesht foto e vjetër, e postuar në çastin e gabuar.
Ben dhe Jen, edhe pse janë parë duke u puthur dhe treguar dashuri ndaj njëri-tjetrit, sërish po procedojnë me divorcin. Një burim i tha “People” se ndërsa po ndjekin rrugën ligjore për pjesën e divorcit, ata "vazhdojnë të përqendrohen te fëmijët". Affleck ka tre fëmijë Violet, Seraphina dhe Samuel me ish-bashkëshorten Jennifer Garner dhe Lopez ka binjakët Emme dhe Max me ish-in, Marc Anthony.
"Ata duan t'u tregojnë fëmijëve se gjërat mund të mbeten miqësore edhe pas ndarjes," u shpreh burimi. "Jennifer dhe Ben kanë ende shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe kjo është e dukshme."
Sipas të njëjtit burim, Jennifer dhe Ben janë përqendruar në detajet financiare në pjesën e divorcit, por duan që raporti i tyre të mbetet shumë miqësor.
"Një divorc nuk është kurrë i lehtë, por Jennifer nuk do të tregohet egoiste në këtë pjesë. Ajo lumturohet kur sheh fëmijët e saj të gjithë bashkë, me ish-in Affleck dhe fakti që fëmijët janë prioriteti i saj, bën që artistja të ketë këtë qasje.”
Artikuj të sugjeruar: