Celebrity

Avokati i “Diddy-t” ‘shpjegon’ pse reperi kishte në shtëpi *1,000 shishe me vaj bebi*

Shkruar nga Anabel

26 Shtator 2024

Avokati i “Diddy-t” ‘shpjegon’ pse reperi kishte në

Avokati i Sean “Diddy” Combs, Marc Agnifilo, ka 'shpjeguar' pse reperi kishte 1,000 shishe me vaj bebi (që përdoret edhe si lubrifikant) në shtëpinë e tij. Sasia e konsiderueshme e shisheve u gjet pasi policia bastisi shtëpitë e tij në Los Angeles dhe Miami.

“Nuk e di se nga doli ky numër. S’e imagjinoj dot të jenë 1,000. Nuk jam i sigurt nëse vaji i bebit lidhet me diçka”, u shpreh ai për TMZ, për dokumentarin “The Downfall of Diddy: The Indictment”.

Agnifilo, kur e mori vesh se supozohej nga policët se vaji i bebit përdorej si “lubrikikant për orgji”, avokati u shpreh: “Supozoj. Nuk e di nëse duhen mijëra, një shishe me vaj bebi shkon për shumë gjatë”. Më tej, ai e justifikoi prezencën e një numri kaq të madh shishesh me hipotezën se reperi mund t'i ketë blerë ato me shumicë.

Avokati i “Diddy-t” ‘shpjegon’ pse reperi kishte në

Më tej, shtoi: “Dua të them, ai ka shtëpi të madhe. Ai blen gjëra në sasi të mëdha. Besoj se ka Costco (filial ku blihen sende të ndryshme) kudo ku ai ka një shtëpi”. Megjithatë, sigurisht, nuk duket shumë deklaratë bindëse.

Në padinë me 14 faqe, e cila u paraqit për çështjen e “Diddy-t”, agjentët federalë thonë se kanë gjetur një sasi shumë të madh vaji bebi dhe lubrifikantësh në shtëpitë e reperit. Autoritetet supozojnë se këto sasi janë përdorur në festat e çmendura të seksit, të mbushura me drogë dhe alkool të Combs. Gjithashtu, mendohet se pasi vajzat me të cilat pjesëmarrësit në festa abuzonin, drogoheshin dhe më tej, aktiviteti seksual me to regjistrohej. Mendohet se vaji i bebit përdorej edhe për t’i bërë dyshemetë të rrëshqitshme, që ato të mos kishin mundësi të largoheshin.

Avokati i “Diddy-t” ‘shpjegon’ pse reperi kishte në

“Diddy” u arrestua në mes të muajit nga policia e Neë York-ut, teksa po qëndronte në një hotel. Arrestimi i tij vjen pas akuzave të shumta dhe hetimit që po kryehet për trafikim, përdhunim dhe dhunë. Një burim tha për Page Six se: “Ikona e hip-hop bashkëpunoi me policinë”. Deri më tani, arsyet e arrestimit janë ende të paqarta dhe nuk janë bërë publike. Combs do të arrijë në një gjyq federal në Manhattan gjatë ditës së martë.

Artikuj të sugjeruar: