Metropolitan

Kritikat për serialin “The Lyle and Erik Menendez Story": Reagojnë regjisori dhe aktorët

Kritikat për serialin “The Lyle and Erik Menendez Story":

Seriali më i komentuar i momentit në platformën Netflix është padyshim “The Lyle and Erik Menendez Story”, një histori gati e pabesueshme, plot rrëfime dhe ngjarje të tmerrshme. Në një nga rolet kryesore është edhe aktori Javier Bardem, që interpreton Jose Menendez, babanë e dy vëllezërve.

Kritikat për serialin “The Lyle and Erik Menendez Story":
FOTO: Miles Crist/Netflix

Javier në një intervistë për “Variety”, thotë se e kupton zhgënjimin e Erik Menendez, një prej vëllezërve që aktualisht vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e prindërve të tij në një prej burgjeve në San Diego.

“E di që ai ka reaguar, por nuk e kam lexuar saktësisht se çfarë ka thënë. Sigurisht që është normale dhe logjike që të thuash çfarë mendon për jetën tënde duke qenë pjesë e këtij seriali. Unë e mbështes kritikën e tij, por Ryan Murphy dhe Ian Brennan, dy regjisorët kishin pikëpamjet e tyre në mënyrën e materializimit të kësaj historie kaq të pabesueshme,” thotë ai.

Cooper Koch, i cili luan në serial rolin e Erik Menéndez, tha se reagimi i njërit prej vëllezërve të famshëm ka ndikuar jo pak në mënyrën e perceptimit të rolit dhe mënyrës si gjithçka përcillet në sytë e publikut.

“E kuptoj se sa i vështirë është fakti që pjesa më e keqe e jetës tënde transmetohet në televizion për miliona njerëz. Është kaq ekspozuese. Unë e kuptoj se si ai ndihet dhe jam pranë tij për sa i përket qasjes ndaj gjithë kësaj historie. Thjesht më duhej të bëja më shumë kërkime dhe të gërmoja shumë thellë në veten time për ta portretizuar atë me integritet dhe sa më autentik,” u shpreh aktori.

Nga ana tjetër, edhe një nga regjisorët, Ryan Murphy, u është përgjigjur kritikave të Erik Menendez duke theksuar faktin se nëse ai do e shihte me vëmendje gjithë realizimin, pjesa më e madhe e tij lidhet me abuzimin e tmerrshëm që vëllezërit pretendojnë se është bërë ndaj tyre.

Seriali “The Lyle and Erik Menendez Story” tregon historinë e vrasjeve dhe gjyqit, në të cilin vëllezërit Menendez pretendojnë se janë abuzuar seksualisht nga babai i tyre (prokuroria e quajti këtë një gënjeshtër dhe tha se motivi i tyre ishte lakmia). Megjithatë, ky produksion është vënë nën kritika, sepse në dukje nënkuptohet se vëllezërit kishin gjithashtu një marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Enterteiment

REELS

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

Actor Javier Bardem and the director respond to criticism of the series "The Monsters"

Kritikat për serialin “The Lyle and Erik Menendez Story":

The most commented series of the moment on the Netflix platform is undoubtedly "The Lyle and Erik Menendez Story", with an almost unbelievable story, full of confessions and terrible events. In one of the main roles is the actor Javier Bardem, who more accurately interprets Jose Menendez, the father of the two infamous brothers.

Kritikat për serialin “The Lyle and Erik Menendez Story":
PHOTO: Miles Crist/Netflix

Javier, in an interview for "Variety", said that he understands the frustration of Erik Menendez, one of the brothers who is currently serving a life sentence for the murder of his parents in one of the prisons in San Diego.

"I know he reacted, but I haven't read exactly what. Of course, it is normal and logical to say what you think about your life by being part of this series. I support his criticism, but Ryan Murphy and Ian Brennan the two directors had their own views on how to materialize this incredible story,” he says.

Cooper Koch, who plays the role of Erik Menéndez in the series, said that the reaction of one of the famous brothers has influenced quite a bit the way the role is perceived and the way everything is conveyed in the eyes of the public.

"I understand how difficult it is to have the worst part of your life televised to millions of people. It's so revealing. I understand how he feels and I stand by him in terms of his approach to this whole story. I just had to do more research and dig really deep into myself to portray him with integrity and as authentically as possible,” the actor expressed.

On the other hand, one of the directors, Ryan Murphy, has responded to Erik Menendez's criticisms by emphasizing the fact that if he were to look closely at the entire production, the vast majority of it is related to the terrible abuse that the brothers claim was done to them.

The series "The Lyle and Erik Menendez Story" tells the story of the murders and the trial, in which the Menendez brothers claim that they were sexually abused by their father (the prosecution called this a lie and said their motive was greed). However, this production has come under fire because it seems to imply that the brothers also had a sexual relationship with each other.

Suggested articles: 

 

Source: Entertainment