Kur bëhet fjalë për parashikimin e tendencave kryesore të vitit, gjithnjë merren parasysh disa faktorë, nga pasarelat, te rrjetet sociale, por sidomos të famshmit. Këta të fundit janë shpesh një nga referencat absolute për trendet më IN të sezonit.
Dhe sidomos kur flasim për Bella Hadid dhe Hailey Bieber që janë dy nga gratë më influencuese në botën e modës. Këtë radhë, ato kanë qenë në një mendje kur kanë veshur xhaketën e lëkurës në daljet e tyre të rastësishme në rrugë dhe me shumë mundësi që një të tillë mund ta keni edhe ju në dollap.
#1
#2
Xhaketa e zezë prej lëkure dhe në versionin e shkurtër, me zinxhirë dhe xhepa të mëdhenj është një gjetje për ditët e vjeshtës dhe ju mund të frymëzoheni te Bella dhe Hailey për mënyrën e duhur të kombinimit. Nga pantallonat e zeza te fustanet e shkurtra, ja disa ide për xhaketën që duhet ta keni pjesë të stilit tuaj këtë sezon.
#1
#2
#3
#4
#5
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Who What Wear